Tirana
clear sky
-0.5 ° C
-0.5 °
-0.5 °
51 %
4.1kmh
0 %
Sht
5 °
Die
5 °
Hën
3 °
Mar
4 °
Mër
3 °
E shtunë, 22 Janar, 2022

’38 mijë të larguar nga puna si pasojë e Covid-19′, drejtoresha e Tatimeve jep afatin e fundit për aplikimin e pagave të luftës

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, së bashku me drejtoreshën e Përgjithshme e Tatimeve, Delina Ibrahimaj, kanë zhvilluar sot disa takime me bizneset e mbyllura për shkak të Covid-19.

Ibrahimaj tha se vetëm gjatë periudhës mars-prill janë larguar nga puna rreth 38 mijë individë dhe se të gjithë bizneset dhe individët që nuk kanë përfituar nga paga e luftës duke të aplikojnë deri më datën 5 qershor.

Në të kundërt, nëse bizneset nuk aplikojnë atëherë paga e luftës do i kalojë të gjithë individëve që përfitojnë.

“Kemi ndjekur procesin e ankesave nga individë apo tatim paguesit që nuk kanë mundur të aplikojnë ose përfitojnë nga paketa e dytë. Janë rreth 38 mijë individë që janë larguar nga puna në periudhën mars-prill për COVID-19, kemi bërë të mundur që të përfitojnë nga paga e luftës. Drejtoria e Përgjithshme e tatimeve do të afishojë në faqen e vet të gjithë tatim-paguesit do jenë përfitues të këtij ndryshimi si edhe individët. Kanë kohë që të aplikojnë deri në datën 5 qershor siç ka qene edhe procedura e aplikimit për paketën e dytë. Mbas datën 5 qershor nëse bizneset nuk aplikojnë pagën e luftës do ia kalojmë të gjithë individëve që duhet të përfitojnë duke arritur në vlerën e 170 mijë personave,”- u shpreh Ibrahimaj.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img