Tirana
clear sky
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
73 %
0kmh
0 %
Mar
39 °
Mër
41 °
Enj
41 °
Pre
40 °
Sht
34 °
E martë, 27 Korrik, 2021

3765 hektarë tokë e përmbytur në Shkodër, bie niveli i ujit në hidrometrin e Dajçit

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

a457f4db3bfe5ad98318a3d3211c7dcf

Bashkia e Shkodrës ka treguar situatën e përmbytjeve në territorin e saj, ku bën me dije se sipërfaqja e tokës së përmbytur është 3765 hektarë.

Hidrometri në liqenin e Shkodrës vijonë të jetë mbi kuotat maksimale, ndërsa ai në Dajç ka shënuar një rënje të nivelit të ujit.

Situata paraqitet problematike në fshatin Obot, pasi rruga është e pakalueshme me mjete të larta. Niveli i ujit mbi rrugë arrin rreth 110- 120 cm.

Njoftimi I plotë:

Situata e përmbytjeve në territorin e Bashkise Shkodër, data 04.02.2021, pasdite

Nga monitorimi periodik në terren ditën e sotme datë 04.02.2021, pasdite, situata e përmbytjeve në terren vazhdon të jetë si më poshtë:

  • Hidrometri në Dajç në orën 14.30, shënon kuotën 6.54 m.(Kuota max 6.30 m).
  • Hidrometri i Liqenit të Shkodrës në orën 14.30,shënon kuotën 8.87 m. (Kuota max 8.70 m).
  • Hidrometri i lumit Drin në orën 14.30,shënon kuotën 7.03 m. (Kuota max 7.50 m).

Bashkia Shkodër

Sipërfaqe totale e përmbytur 3765 Ha

1. Tokë e pakultivuar               745 Ha

2. Foragjere të dyta, jonxhe   2725 Ha

3. Grurë                                      160 Ha

4. Bimë Dekorative                     92  Ha

5. Pemtore                                   40  Ha

6. Serra                     3  Ha

Nj.A. Ana e Malit

1. Rruga e Obotit është e pakalueshme me mjete të larta. Niveli i ujit mbi rrugë arrin rreth 110-120 cm.

2. Në fshatin Obot ka presence uji në oborre 60cm.

3. Ujësjellësi Oblika 1,si pasojë e përmbytjeve është jasht funksionit.

4. UKSH Vazhdon të furnizojë me ujë të pijshëm banorët e fshatit Oblikë

5. Rruga e Goricës ka presence uji rreth 40 cm mbi sipërfaqe

6. Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 1250 Ha, kryesisht në fshatrat Obot, Muriqan,Oblikë

  • Tokë e pakultivuar 220 Ha
  • Foragjere të dyta, jonxhe 940 Ha
  • Grurë 45 Ha
  • Pemtore 35 Ha
  • Bimë dekorative 7 Ha
  • Sera 3 Ha

Nj.A Dajç

1.Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 1550 Ha, kryesisht në zonën e quajtur “Këneta e Dajçit” (fshatrat Mushan, Shirq, Suka-Dajç, Belaj, Darragjat, Pentar), nga të cilat:

  • Tokë e pakultivuar 310 Ha
  • Foragjere të dyta, jonxhe 1060 Ha
  • Grurë 95 Ha
  • Bimë dekorative 85 Ha

2. Rruga që lidh fshatrat Shirq- Darrgjat është e bllokuar. Ka prezencë uji me mbi 100-130 cm

3. 121 shtëpi kanë prezencë uji në oborre.

4. Kemi  prezencë ujit në rrugët e brëndshme të fshatrave Shirq dhe Mushan.

5. Ka prezencë uji 20 cm në rrugen Belaj- Pentar.

6. Në disa toka bujqësore niveli i ujit arrin në 2 m.

7. Rruga në lagjen Mazia-fshati Suka Dajç është e pa kalueshme me mjete të ulëta.

Nj.A.Velipojë

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 120 Ha.Kryesisht fshatrat Baks i RI, Luarz. Ças.

  • Tokë e pakultivuar 30 Ha
  • Foragjere të dyta, jonxhe 90 Ha

Nj. A. Guri i Zi

Vazhdon gerryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Mali i Vukatanit, fshati Ganjollë.

Nj.A.Bërdicë

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 320 Ha, konkretesht në fshtrat Trush,Berdicë e Siperme, Berdice e Madhe.

Vazhdon gërryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Harku i Bërdicës, fshati Bërdicë e Sipërme.

  • Te pakultivuara 50 Ha
  • Foragjere të dyta, jonxhe 250 Ha
  • Grurë 20 Ha

Nj.A.Rrethina

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 525 Ha, në fshatrat Zues (tokat në fushen e Oblikës), Shtoj i Vjeter, Shtoj i Ri dhe Dobraç

  • Tokë e pakultivuar 135 Ha
  • Foragjere të dyta, jonxhe 385 Ha
  • Pemtore 5 Ha

-Bashkia Shkodër në kushtet e ndodhura, në referencë të Ligjit Nr.45/2019 “Për Mbrojtjen Civile ”, kërkon shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore, për Nj.A. Ana e Malit dhe Dajç.

-Kërkohet që nga Drejtoria e Ujitjes dhe Kullimit Lezhë të ndërhyet për marrjen e masave për pastrimin e “përroit të kufirit” Muriqan në Nj.A Ana e Malit.

-Kërkohet mbeshtetje me baze ushqimore për gjënë e gjallë ( koncentrat) për NJ.A. Ana e Malit , Dajç dhe Rrethina për një sasi 500 ton.

Më shumë

spot_img
spot_img