Hapësire reklamuese

Aktualitet

3655 hektarë tokë e përmbytur në Shkodër, niveli i ujit në Dajç mbi kuotat maksimale, kërkohet mbështetje me bazë ushqimore për gjënë e gjallë

Shkruar nga Newsbomb

Bashkia e Shkodrës ka treguar situatën e përmbytjeve në territorin e saj, ku bën me dije se sipërfaqja e tokës së përmbytur është 3655 hektarë.

Hidrometrat në Dajç dhe liqenin e Shkodrës tregojnë se niveli i ujit është mbi kuotat maksimale, ndërsa paraqitet normale situata në lumin Drin.

Situata paraqitet problematike në fshatin Obot, pasi rruga shtë e pakalueshme me mjete të larta. Niveli i ujit mbi rrugë arrin rreth 100 cm.

Sakaq, kërkohet mbështetje me bazë ushqimore për gjënë e gjallë ( koncentrat) për NJ.A. Ana e Malit , Dajç dhe Rrethina për një sasi 500 ton.

Njoftimi i plotë:

Situata e përmbytjeve në territorin e Bashkisë Shkodër, datë 08.02.2021, paradite

Nga monitorimi periodik në terren ditën e sotme datë 08.02.2021, paradite, situata e përmbytjeve në terren vazhdon të jetë si më poshtë:

  • Hidrometri në Dajç në orën 08.30, shënon kuotën 6.55 m.(Kuota max 6.30 m). Në krahasim me raportimin e ditës së djeshme, kemi rënie të nivelit të ujit me 5cm.
  • Hidrometri i Liqenit të Shkodrës në orën 08.30, shënon kuotën 8.73 m. (Kuota max 8.70 m). Në krahasim me raportimin e ditës së djeshme, kemi rënie të nivelit të ujit me 6 cm.
  • Hidrometri i lumit Drin në orën 08.30, shënon kuotën 7.10 m. (Kuota max 7.50 m). Në krahasim me raportimin e ditës së djeshme, kemi rritje të nivelit të ujit me 5 cm.

Bashkia Shkodër

Sipërfaqe totale e përmbytur 3655 Ha

1. Tokë e pakultivuar               735 Ha

2. Foragjere të dyta, jonxhe   2625 Ha

3. Grurë                                      160 Ha

4. Bimë Dekorative                      92 Ha

5. Pemtore                                    40 Ha

6. Serra                      3 Ha

Nj.A. Ana e Malit

1. Rruga e Obotit është e pakalueshme me mjete të larta. Niveli i ujit mbi rrugë arrin rreth 120 cm.

2. Në fshatin Obot ka prezencë uji në oborre 100cm.

3. Ujësjellësi Oblika 1,si pasojë e përmbytjeve është jashtë funksionit.

4. UKSH Vazhdon të furnizojë me ujë të pishëm banorët e fshatit Oblikë

5. Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 1250 Ha, kryesisht në fshatrat Obot, Muriqan, Oblikë, Velinaj, Shtuf.

  • Tokë e pakultivuar 220 Ha
  • Foragjere të dyta, jonxhe 940 Ha
  • Grurë 45 Ha
  • Pemtore 35 Ha
  • Bimë dekorative 7 Ha
  • Serra 3 Ha

6. Shtëpi të përmbytura 2.

7. Në disa toka bujqësore niveli i ujit arrin në 2 - 2.5m.

8. Rrezikohet përmbytja e Ujësjellës Oblika 2.

9. Ditën e djeshme janë shpërndarë për fshatin Obot 70 pako ushqimore, për 70 familje,të furnizuara nga Bashkia Shkodër.

Nj.A Dajç

1.Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 1550 Ha, kryesisht në zonën e quajtur “Këneta e Dajçit” (fshatrat Mushan, Shirq, Suka-Dajç, Belaj, Rrushkull, Samrish i Ri, Darragjat, Pentar-zona fushore), nga të cilat:

  • Tokë e pakultivuar 310 Ha
  • Foragjere të dyta, jonxhe 1060 Ha
  • Grurë 95 Ha
  • Bimë dekorative 85 Ha

2. Rruga që lidh fshatrat Shirq- Darrgjat është e bllokuar. Ka prezencë uji me mbi 100-130 cm

3. 121 shtëpi kanë prezencë uji në oborre.

4. Ka prezencë uji 20 cm në rrugen Belaj - Pentar.

5. Në disa toka bujqësore niveli i ujit arrin në 2 m.

Nj.A.Velipojë

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 100 Ha.Kryesisht fshatrat Baks i Ri, Luarz. Ças.

  • Tokë e pakultivuar 30 Ha
  • Foragjere të dyta, jonxhe 70 Ha

Nj. A. Guri i Zi

Vazhdon gërryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Mali i Vukatanit, fshati Ganjollë.

Nj.A.Bërdicë

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 260 Ha, konkretisht në fshtrat Trush, Berdicë e Siperme, Berdice e Madhe.

Vazhdon gërryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Harku i Bërdicës, fshati Bërdicë e Sipërme.

  • Të pakultivuara 40 Ha
  • Foragjere të dyta, jonxhe 200 Ha
  • Grurë 20 Ha

Nj.A. Rrethina

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 495 Ha, në fshatrat Zues (tokat në fushen e Oblikës), Shtoj i Vjeter, Shtoj i Ri dhe Dobraç

  • Tokë e pakultivuar 135 Ha
  • Foragjere të dyta, jonxhe 355 Ha
  • Pemtore 5 Ha

-Bashkia Shkodër në kushtet e ndodhura, në referencë të Ligjit Nr.45/2019 “Për Mbrojtjen Civile ”, kërkon shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore, për Nj.A. Ana e Malit dhe Dajç.

-Kërkohet që nga Drejtoria e Ujitjes dhe Kullimit Lezhë të ndërhyet për marrjen e masave për pastrimin e “Përroit të kufirit” Muriqan në Nj.A Ana e Malit.

-Kërkohet mbështetje me bazë ushqimore për gjënë e gjallë ( koncentrat) për NJ.A. Ana e Malit , Dajç dhe Rrethina për një sasi 500 ton.

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka oprezantuar ditën e sotme programin e mirëqënjes sociale.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll