Hapësire reklamuese

Aktualitet

35 objekte planifikohen për tu prishur nga IKMT, ja cilat janë

Shkruar nga Newsbomb

Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka nisur operacionin nё ndihmё tё zbatimit tё projektit “Ndёrtimi i Unazёs sё Madhe, Tiranё” duke planifikuar shembjen e 35 objekteve.

Objektet që do të shemben për t’i hapur rrugë ndëtimit të Unazës së Madhe janë multifunksionale dhe kryesisht një katëshe.

Ndёrkohё IKMT vazhdon operacionin nё Vlorё nё kuadёr tё projektit: “ Rikonstruksioni i rrugёs Transballkanike, Faza II” dhe nё Vuno. Nga operacioni i sotёm nё Vuno ёshtё prishur njё objekt dhe parahikohen tё prishen 4 objekte tё tjera deri nё fund tё ditёs.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.