Hapësire reklamuese

Ekonomi

35 mijë shtëpi për AirBnb në Tiranë, gazetarja: Kthimi i investimit pas 291 vjetësh

Shkruar nga Newsbomb
35 mijë shtëpi për AirBnb në Tiranë, gazetarja: Kthimi

Gazetarja e njohur e ekonomisë, Ola Xama analizon një raport të fundit sipas të cilit 35 mijë apartamente të listuara si biznese AirBnb, kanë arkëtuar 12 milionë dollarë të ardhura në 2023.

Sipas Xamës, rezulton se çdo apartament i listuar si biznes i tillë ka gjeneruar 343 dollarë në vit. Por nëse një apartament i vendosur në dispozicion për qira kushton 100 mijë dollarë dhe gjeneron 343 dollarë në vit, atëherë kthimi i investimit bëhet pas 291 vjetësh.

Gazetarja bën dhe një llogari tjetër. Ajo thotë se edhe nëse apartamenti i vënë në dispozicion për AirBnb ka kushtuar 50 mijë dollarë, kthimi i investimit sërish i bie pas 245 vitesh, bazuar në paratë e arkëtuara nga ky lloj biznesi për vitin 2023.

"Kjo dukuri në ekonomi quhet investim i vdekur, sepse nuk arrin që të nxjerrë as këstin e kredisë. Norma e kthimit të investimit (ROI) del negative. Ta gëzojmë krematoriumin", shkruan Ola Xama, gazetare e njohur e ekonomisë.

Shënimi i plotë i saj:

“Apartamentet në Tiranë merren për investim për qira dhe AirBnb” thonë. Ja dhe të dhënat nga AirBnb, 35 mijë banesa të listuara kanë arkëtuar 12 milion USD të ardhura në 2023. 343 USD në vit për një njësi. Nëse një apartament kushton 100 mijë USD dhe gjeneron 343 USD në vit, kthimi i investimit bëhet pas 291 vjetësh.

Po e zemë se ka kushtuar 50 mijë USD, prapë kthimi i investimit kërkon 145 vjet. Pa llogaritur këtu koston e amortizimit, mirëmbajtjes, riparimeve dhe vlerës së parasë në kohë. Kjo dukuri në ekonomi quhet investim i vdekur, sepse nuk arrin që të nxjerrë as këstin e kredisë. Norma e kthimit të investimit (ROI) del negative. Ta gëzojmë krematoriumin!

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese