Tirana
clear sky
19.5 ° C
19.5 °
19.5 °
68 %
3.1kmh
0 %
Hën
23 °
Mar
23 °
Mër
24 °
Enj
23 °
Pre
26 °
E hënë, 3 Tetor, 2022

346 aplikantët që duhet të zëvendësojnë të shkarkuarit e VETTINGUT/ FËMIJËT e të ikurve, të studiove avokatore madje dhe të biznesmenëve (KUSH DO KONTROLLOJË DREJTËSINË E RE)

spot_img

Lajme të ngjashëm

Shkolla e Magjistraturës bashkë me Këshillin e Lartë Gjyqësor (KLGJ) nxorri para tre ditësh listën e të kualifikuarve që do marrin pjesë në provimin e pranimit për prokuror, gjyqtar dhe ndihmës ligjor, në datën 20 Prill 2022. Lista mban 346 kandidatë konkurrentë, të gjithë aspirantë për të plotësuar vendet bosh që la këto 3-4 vite Drejtësia e “Vettinguar”.

Sistemi i Drejtësisë, gjykatat dhe prokuroritë e vendit, me mungesa të theksuara prej largimeve masive të vetingut, presin çdo vit të emërohen kandidatët e rinj, pasi ata të trajnohen në Shkollën e Magjistraturës. Për vitin 2022-2023, “Programi i Formimit Fillestar” pranë Shkollës së Magjistraturës, do pranojë 45 kandidatë për gjyqtarë dhe 35 për prokurorë.

Por cilët janë emrat që do mbushin vendet vakante të Drejtësisë së Re?

Lista e publikuar është mbushur me emra kandidatësh të panjohur në dukje, por atësitë dhe mbiemrat e tyre tregojnë shumë. Fëmijë të baballarëve të shkarkuar nga Vettingu, të familjarëve, të studiove të tyre avokatore; familjarë të njerëzve në pushtet, të afërm direkt të njerëzve që ndikojnë në sistemin e sotëm të drejtësisë, deri brenda Shkollës së Magjistraturës. Biznesmenë të fuqishëm kërkojnë të fusin ‘njerëzit’ e tyre në drejtësinë e re, duke mbështetur konkurrentë apo familjarë të tyre.

Lista është e gjatë dhe aspak e pafajshme. Madje dhe procesi i nxjerrjes së saj ka hije dyshimi, pasi janë kualifikuar kandidatë që s’mund të kalonin. Një raport i publikuar dhe anonimizuar hedh hije të forta dyshimi për një proces që nis me manipulim. Rillogaritja e mesatares dhe “kapërcimi” i kushteve të përgjithshme të kualifikimit me trukim interpretimi, janë metodat e reja të pranuesve në Shkollën e Magjistraturës. Në një rast, aplikantja që administron kompaninë e babait biznesmen ndërtimi, është konsideruar nga KLGJ, me përvojë profesionale të mjaftueshme për të qenë kandidate për gjyqtare.

Provimi i datës 20 Prill do skarcojë nga kjo listë shumë kandidatë, për t’i dërguar ata që mbeten në datën 22 Prill, prej të cilëve, pas testit përfundimtar, në fund do mbeten 80 fitues, 45 gjyqtarë dhe 35 prokurorë.

Është herët për të bërë një parashikim për fituesit, por shumë emra pëshpëriten si fitues para se provimi t’i ketë shpallur si të tillë. Nëse kjo do rezultonte e vërtetë, atëherë Drejtësia e re do të ishte më e fëlliqur se ajo që pretendohet se po lihet pas..!

Raport për vlerësimin përfundimtar të kandidatëve by Newsbomb Albania on Scribd

Më shumë


spot_img
spot_img

spot_img