Tirana
clear sky
30.5 ° C
30.5 °
30.5 °
48 %
4.1kmh
0 %
Die
28 °
Hën
33 °
Mar
35 °
Mër
36 °
Enj
38 °
E diel, 20 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

340 milion lekë tender para zgjedhjeve, kompania “Vëllezërit Hysa” duhet të rikonstruktonte Urën e Darzezës, u shemb nga kamioni

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Plot 340 milion lekë tender fitoi Kompania “Vëllezërit Hysa” nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, për rikonstruksionin e Urës së Darzezës, e cila u shemb e gjitha mesin e javës së kaluar pasi një kamion i tonazhit të rëndë kaloi mbi të.

Në shkurt të vitit 2021, Fondi Shqiptar i Zhvillimit njoftoi hapjen e proceduracve të tenderimit në Agjencinë e Prokurimeve Publike, me objekt “Ndërtimi i Urës Automobilistike së Darëzezës, Fier”, dhe me fond limit 34.3 milionë lekë të reja.

Ura provizore e ndërtuar nga Forcat e Armatosura vite më parë do të mirëmbahej dhe rikonstruktohej totalisht nga Kompania “Vëllezërit Hysa”, pasi më datë 7 Prill 2021 tenderi u mbyll dhe fitues u shpall pikërisht kompania e sipërpërmendur.

Në bazë të projektit që kishte paraqitur në APP, kompania në fjalë duhet të përfundonte rikonstruksionin e Urës së Darëzezës brenda 14 javëve nga nisja e punimeve, shkruan newsbomb.al. Mirëpo, kamioni i tonazhit të rëndë që kaloi mbi urë, jo vetëm e shembi atë, por tegoi që aty nuk ishte vënë dorë fare nga kompania fituese e tenderit.

Kompania “Vëllezërit Hysa”, sipas të dhënave zyrtare, rezulton një prej shoqërive që është shpallur fituese e shumë tenderave të zhvilluar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, si edhe nga Autoriteti Rrugor Shqiptar.

1- Lexo edhe: Kaloi me kamion dhe shembi urën e Darzezës, kishte ngarkuar konteiner dhe një ekskavator; Arrestohet shoferi 52 vjeçar
2- Lexo edhe: Forcat e Armatosura nisin montimin e urës provizore në Darzezë

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img