Tirana
overcast clouds
11.5 ° C
11.5 °
11.5 °
71 %
2.6kmh
90 %
Sht
11 °
Die
12 °
Hën
11 °
Mar
9 °
Mër
10 °
E shtunë, 4 Dhjetor, 2021
spot_img

34 vjeçarja me Covid ndërroi jetë te Infektivi, i vëllai i revoltuar: Motra u infektua në QSUT, më pas babai! Stafi mjekësor sillej shumë keq, e ngrita vetë barrelën… (E PLOTË)

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

3d74fcb3fd6f2bce73844321a529980a

Babai i 34 vjeçares nga Librazhdi që ka ndërruar jetë para disa ditësh në spitalin infektiv, ka rezultuar pozitiv me Covid.

“Edhe unë bëra një tampon dhe rezultova pozitivë. Por unë nuk kam asnjë shenjë, as kam lëvizur nga shtëpia. Bashkëshortja ndërroi jetë në 2009, edhe unë i shërbeja por edhe ajo më shërbente mua. Ishim të dy për njëri tjetrin”, tha babai i viktimës në emisionin ‘Studio e Hapur’ në news 24.

Ndërkohë vëllai i saj, tha se babai i tij është infektuar pasi shoqëroi 34- vjeçaren nga Elbasani në QSUT, aty ku mori dhe COVID-19. Sakaq ia shprehet i revoltuar për sjelljen e stafit në QSUT ku thotë se nuk u kujdesën për motrën e tij dhe iu desh ta ndihmojë vetë.

”Motra që në moshën 15 vjeçare u diagnostikua me sëmundjen e diabetit, ajo e vuajti shumë këtë gjë. Ne mundoheshim ta ngushllonim gjithmonë sepse ajo e vuante shumë. Ajo u rëndua shumë kohët e fundit, bënte insulinë por më parë jo nuk bënte. Por kohët e fundit u rëndua gjëndja, ne e çuam në qëndrën shëndetësore të Librazhdit, nga aty na nisën për në spitalin e Elbasanit. Motra mbante gjithë mjetet e duhura për tu ruajtur, të gjithë ne si familje kemi mbajtur maska, doreza. Motra nuk dilte, ajo bëntevetëm vizitat për mjekimin që merrte.

Kur e çuam në Elbasan, ajo nuk kishte as kollë as temperaturë, madje edhe kur e çuam në Tiranë ata nuk dyshuan fare për virusin. Tamponi i është bërë kur u trasferua nga reanimacioni për në infektiv. Motra u infektua në QSUT, sepse nëse ajo do na kishte infektuar edhe ne. Deri më sot ne rezultojmë vetëm babi pozitiv. Por babai e ka shoqëruar gjatë kohës nga spitali Elbasanit drejt spitalit QSUT. Kur unë u gjenda te spitali, më njoftoi një infermiere, duke më thënë se nuk duhet të afrohesha pasi motra kishte rezultuar me Covid. Por për kêtë sjellje të spitalit kam shumë për të thënë. Ajo infermierja më tha mos u afro fare, jam shumë i pakënaqur nga sjellja dhe shërbimi i tyre. Një shërbim zero nga kjo anë. Stafi mjeksor nuk ka shërbyer, madje janë larguar dhe nuk janë afruar fare, kjo zgjati nga ora 6 e pasdites deri në 12 të natës.

Ato silleshin shumë keq me mua. Një moment vjen infermierja dhe më thote që do ta trasferojmë motrën te infektivi. Por mua më lanë ta merrja vetëm, asnjë ndihmë nuk më dhanë, e kam ngritur vet në barrelë, sepse nuk afrohej askush. Motrës nuk i thash asgjë, më vinte jashtë mase keq. I thash motrës që do jesh në një spital tjetër. Ajo nuk e mori vesh kurrë, një ditë para se të vdiste motra na telefonoi një mjeke ku na tha që është rënduar gjëndja. Motra kishte vështirësi në frymarrje. Atë ditë që e çova te infektivi e ushqeva me dorën time. Unë nuk ju ndava asnjë moment motrës, ajo shpresonte se do bëhej mirë dhe nuk shprehu ndonjë dëshirë”, tha vëllai  ndër të tjera.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img