Hapësire reklamuese

Aktualitet

34 vjeçari konfliktohet me babanë në Fushë Arrëz, Policia parandalon ngjarjen dhe sekuestron armën e zjarrit

Shkruar nga Newsbomb
34 vjeçari konfliktohet me babanë në Fushë Arrëz,

Një ngjarje e mundshme kriminale është parandaluar nga Policia në fshatin Bugjon të Fushë Arrëzit. Mësohet se në pranga ka rënë një 34 vjeçar, i cili po konfliktohej me babanë dhe në shtëpi mbante një armë zjarri pushkë.

"Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pukë, pas marrjes së njoftimit se në fshatin Bugjon, Fushë Arrëz, po konfliktoheshin në banesë, babë e bir dhe se ky i fundit posedonte një armë zjarri dhe rrezikonte jetën e familjarëve të tij, kanë organizuar punën dhe kanë shkuar në kohë reale, në banesën ku po ndodhte konflikti.

Falë ndërhyrjes profesionale të shërbimeve të Policisë, është bërë i mundur neutralizimi i konfliktit.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Parandalimi”, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pukë arrestuan në flagrancë shtetasin D. P., 34 vjeç, banues në fshatin Bugjon, Fushë Arrëz.

Shërbimet e Policisë kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pushkë, me fishek në fole, gati për qitje dhe një sasi municioni luftarak, të cilat i dispononte 34-vjeçari i arrestuar", njofton Policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pukë, për veprime të mëtejshme.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll