Tirana
clear sky
11.5 ° C
11.5 °
11.5 °
87 %
1kmh
0 %
Mar
14 °
Mër
21 °
Enj
21 °
Pre
22 °
Sht
23 °
E martë, 19 Tetor, 2021
spot_img

’34 mijë çështje pezull’, Gramoz Ruçi ‘presion’ kryetares së KLGJ-së: Plotësoni vakancat në Gjykatën e Lartë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

f4014aa34af3f2a32c5bf5930b89ad5d

Ditën e sotme në Kuvendin e Shiqpërisë kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor, Naureda Llagami, ka deklaruar se stoku i dosjeve në Gjykatën e Lartë ka arritur në mbi 34300 çështje.

“KLGJ-ja hartoi edhe bazën ligjore për ngritjen në detyrë të gjyqtarëve për ta plotësuar me gjyqtarë karriere, kemi hapur garën për 6 vende, kanë aplikuar vetëm 12 kandidatë, të njëjtët që kanë aplikuar më parë. Aktualisht kemi një numër të vogël gjyqtarësh, nga 103 gjyqtarë vetëm 29 janë konfirmuar, 18 plotësojnë kriteret e eksperiencës. Numër i vogël kandidatësh që kufizon mundësinë e përzgjedhjes. Për pasoja procesi mund të cilësohet si i paracaktuar. Ne jemi në fazën e e vijimit të procesit si Këshill për zbatimin e reformës në drejtësi, ndërsa vettingu është proces paralel që bën identifikimin e personave të ekspozuar ndaj korrupsionit. Këshilli ka filluar punën dhe besoj që edhe Këshilli do marrë shumë masa për gjyqtarët e korruptuar apo që ka indicie se janë të tillë”, u shpreh Llagami.

Duke parë numrin e madh të këtyre çështjeve, kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi i ka kërkuar llogari kryetares së KLGJ-së që të hapë menjëherë garën për të gjitha vendet vakante në Gjykatën e Lartë dhe Kushtetuese, pasi është kusht për integrimin.

“Të shpallen të gjitha vendet e lira në gjykatën e Lartë. Ju këtë çështje e latë të fundit, Kuvendi është i interesuar për gjithçka, por në radhë të parë edhe Kuvendi edhe publiku edhe partnerët janë të interesuar kur do të plotësohen vakancat në Gjykatën e Lartë dhe Kushtetuese. Nuk ka asnjë arsye, as ligjore që ju mos hapjen e të gjitha vendeve, të mbahet peng Shqipëria deri në Bruksel për këtë çështje. Lidhur me këtë rezolutë që Kuvendi do të votojë sot, Kuvendi dhe seanca e posaçme për këtë çështje, kur themi të hapen menjëherë dhe përfundojë sa më shpejt, të mos jemi të okupohet një mbledhje e posaçme e Kuvendit vetëm për këtë, mos-hapjen e vendeve vakante”, tha ai.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img