Hapësire reklamuese

Politikë

34 kompani të përfshira në skandalin e inceneratorëve, ministrja Ibrahimaj: Tatimet i kanë ndjekur në vite, i kemi referuar në Prokurori

Shkruar nga Newsbomb
34 kompani të përfshira në skandalin e inceneratorëve,

Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj, pranoi sot se 34 kompani të përfshira në çështjen e inceneratorëve kanë kryer evazion fiskal, por ndaj tyre është bërë vetëm referim në prokurori dhe jo bllokim i llogarive.

Në përgjigje të akuzave të kryetares së LSI Monika Kryemadhi, ministrja tha për mediat se Administrata Tatimore i ka ndjekur në vite këto procese që kanë të bëjnë me evazionin fiskal. “Këto nuk janë dukuri të reja e nuk janë dukuri shqiptare, por të përhapura në gjithë vendet e botës e në Shqipëri kanë filluar të shumohen pas vitit 2012”, u shpreh Ibrahimaj.

“Zhurma e madhe e ditëve të fundit e krijuar në kuadër të një lufte, në vigjilje të një proteste të lajmëruar, e cila nxit zhvillimin e një revolucioni imagjinar. Asgjë nga faktet e nxjerra ditët e fundit nuk është e re. Te gjitha faktet lidhen me procese të kryera vite më parë nga Administrata Tatimore.

Në dhjetor 2018 Administrata Tatimore ka referuar pranë Prokurorisë një skemë mashtrimi që lidhej me pastrim parash, janë referuar 20 subjekte për të cilat bashkë me to 24 individë përgjegjës për krijimin e këtyre skemave të mashtrimit. Kjo ka nisur nga një punë disa mujore e Hetimit Tatimor, ku janë analizuar krijimi i këtyre subjekteve. Konkretisht, janë krijuar subjekte fiktive me qëllim përfitimin e TVSH-së.

Këto subjekte blinin e shisnin me kompani të krijuara, dhe kompanitë që i shisnin këtyre subjekteve përfitonin duke shkarkuar inventarët e tyre pranë subjekteve bashke me TVSH ndërkohe qe subjektet fiktive i shisnin kompanive blerëse produkte në varësi të fushës së veprimit me qëllim fryrjen e shpenzimeve e mos pagesën e TVSH", u shpreh ministrja e Financave.

Sipas Ibrahimajt “Për rastin konkret 20 subjektet fiktive janë dënuar nga gjykata e shkallës së parë me 35 vite burg në total. Nga 2018 deri më sot kur hetimi vijon, administrate tatimore ka bashkëpunuar me prokurorinë me qëllim vendosjen në dispozicion të të gjithë elementëve për të vijuar hetimin. Kjo skemë është në ndjekje që prej 2018 dhe të gjitha institucionet janë në gatishmëri, qoftë pranë prokurorisë së Tiranës dhe para SPAK”.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu