Më 11 Dhjetor Partia Demokratike e Shqipërisë feston 33 vjetorin e themelimit. Mirëpo edhe këtë vit, kjo datë e gjen PD të ndarë.
“Kam nderin t’iu ftoj në kremtojmë se bashku themelimin e Psrtisë Demokratike të Shqipërisë, të nderojmë sakrificat, guximin dhe vendosmërinë e themeluesve, qënderën e anëtarëve dhe mbështetësve ndër vite, si dhe guximin e të rinjëve që janë shpresa për të sotmen dhe të ardhmen tonë,” njofton PD zyrtare.
Ndërkohë grupimi i Berishës ende nuk ka njoftuar mbajtjen e ndonjë organizimi për 33 vjetorin e themelimit.
Ndarja e partisë më të madhe opozitare në vend edhe pikërisht pas shpalljes së Sali Berishës non grata nga SHBA. Më pas thirrja e dy kuvendeve, në dy data të ndyshme në dhjetor të 2021 përçau edhe më shumë PD-në.
Prej këtij momenti demokratët u desh të kalonin një tjetër disfatë, “beteja e përgjakshme” për selinë blu më 8 janar të 2022.