Në 33-vjetorin e themelimit të Partisë Demokratike, demokratët festojnë të përçarë.
Grupimi i Lulzim Bashës u mblodh në Pallatin e Kongreseve për të festuar 33-vjetorin e PD-së, ndërsa grupimi që mbështet ish-kryeministrin, Sali Berisha u mblodh në këtë përvjetor në Hotel Tirana.
Dy vitet e fundit, Partia Demokratike është ndarë në të paktën tre fraksione që veprojnë të ndarë dhe kundër njëri-tjetrit, duke humbur çdo betejë zgjedhore.
Lexo edhe: Basha mbledh demokratët për ditëlindjen e PD-së, i bashkohen Topi dhe Rexhep Uka
Me rastin e kësaj dite të shënuar për PD-në, kryetari i PD-së, Lulzim Basha, ka mbledhur demokratët që e mbështesin në Pallatin e Kongreseve për të festuar 33-vjetorin e themelimit të partisë.
Të pranishëm në Pallatin e Kongreseve janë ndër të tjera, ish-presidenti, Bamir Topi dhe themelues i PD, ish-ministër si dhe ish-deputet i Partisë Demokratike, Rexhep Uka.
Pamje nga Pallati i Kongreseve © Credits: Ballkan Web
Lexo edhe: Mesazhi i Bashës për ditëlindjen e PD: Mbështesim hetimet e SPAK
Sali Berisha, ka ironizuar ceremoninë e festës që Basha mbajti në Pallatin e Kongreseve. Në një konferencë për mediat, teksa u pyet nga gazetarët për një koment, Berisha tha: “shkoni te Taulant Balla atëherë”.
Grupimi i Berishës po feston sot 33-vjetorin e themelimit të PD-së në Hotel Tirana. Berisha është shoqëruar në event nga vajza e tij, Argita Malltezi.
Ndonëse është spekuluar shumë se ekziston mundësia se mund t’i futet politikës, por deri më tani Argita Malltëzi e ka mohuar një gjë të tillë.
Në festën e Rithemelimit të pranishëm janë figura të njohura si Neritan Ceka, Jozefian Topalli, Arben Imami, Luçiano Boçi etj.
Pamje nga festa e PD në Hotel Tirana