Hapësire reklamuese

Aktualitet

33-vjeçari i vjedh telefonin turistit italian te “Banjat e Bënjës”

Shkruar nga Newsbomb
33-vjeçari i vjedh telefonin turistit italian te “Banjat e

Një 33-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë pasi i vodhi celularin një shtetasi italian.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet, menjëherë pas marrjes së kallëzimit nga një shtetas italian, se i kishin vjedhur celularin, në vendin e quajtur “Banjat e Bënjës”,  kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Në kohë rekord efektivët bënë të mundur identifikimin e 33-vjeçarit me ininciale E.Q, banues në fshatin Malshovë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja”.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Përmet/I vodhi celularin një shtetasi italian, falë veprimeve të shpejta nga Policia, identifikohet, kapet dhe vihet në pranga autori i dyshuar.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet, menjëherë pas marrjes së kallëzimit nga një shtetas italian, se i kishin vjedhur celularin, në vendin e quajtur “Banjat e Bënjës”, Përmet, kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe procedurale nga Policia, është identifikuar, kapur dhe arrestuar autori i dyshuar i vjedhjes së celularit të 23-vjeçarit italian, shtetasi:

  1. Q., 33 vjeç, banues në fshatin Malshovë, Përmet.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja”.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese