Tirana
light rain
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
69 %
3.1kmh
40 %
Sht
24 °
Die
26 °
Hën
26 °
Mar
22 °
Mër
28 °
E shtunë, 3 Qershor, 2023

33-vjeçari drejton makinën i dehur dhe përplaset me një mjet tjetër, dy shoferët përfundojnë në spital

Lajme të ngjashëm

Një 33-vjeçar i cili drejtonte makinën nën efektin e alkolit dhe pa leje drejtimi, është përplasur me një automjet tjetër në aksin rrugor Elbasan-Librazhd. Mësohet se si pasojë e përplasjes, janë dëmtuar të dy drejtuesit e mjeteve të cilët u transportuan menjëherë në Spitalin Kirurgjik tw Elbasanit dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Policia e Elbasanit ka prangosur shtetasin: Pëllumb Berisha 33  vjeç, lindur në Elbasan, banues në Londër.

“Ky shtetas, u arrestua nga efektivat e policisë, pasi duke drejtuar mjetin e tij tip “Benz” veturë me targa  AA 803 KC, në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, në afërsi të fshatit Mengël, në gjëndje të dehur dhe i pa  pajisur me leje drejtimi, është përplasur me mjetin tip “Ford” veturë, me targa AA 896 DA, drejtuar nga   shtetasi M.C, 24 vjeç, banues në Elbasan.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën  penale “Shkelja e Rregullave të Qarkullimit Rrugor” dhe “Drejtimi i automjetit në gjëndje të dehur dhe pa dëshmi”, bënë me dijë policia


Më shumë