Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

32 vjetori i themelimit të FRESSH, Edi Rama "harron" të ardhmen e Partisë Socialiste

Shkruar nga Newsbomb

Partia Socialiste e Shqipërisë ka festuar dje, më 15 Janar themelimin e Forumit Rinor Eurosocialist. 32 vite nga më parë me nismën e disa vajzave dhe djemve, studentë pjesëmarrës në lëvizjen studentore të dhjetorit '90, përqafuan vlerat e socialdemokracisë europiane.

Politikanët socialistë dhe ndër njerëzit e parë që themeluan këtë forum tre dekada më parë janë mbledhur dje dhe kanë festuar krah njëri-tjetrit duke kujtuar vitet e para të këtij rrugëtimi që vazhdon për më shumë se 3 dekada.

[caption id="attachment_776347" align="alignnone" width="2048"]Festa e 32 vjetorit te FRESSH/ © Credits Agrim Rama Festa e 32 vjetorit te FRESSH/ © Credits Agim Rama[/caption]

Mirëpo, siç shihet dhe nga këto fotografi publike të shkrepura nga fotografi Agim Rama, kryeministri dhe kryetari i Partisë Socialiste nuk është shfaqur në asnjë moment në këtë organizim.

Blendi Klosi, Pandeli Majko, Erion Veliaj dhe figura të tjera të larta të partisë më të madhe që drejton prej një dekade vendin shihen në rreshtin e parë të të pranishmëve. Por prania e kryeministrit është ndjerë si fizikisht në këtë organizim, ashtu dhe në rrjetet sociale.

[caption id="attachment_776348" align="alignnone" width="2048"]Festa e 32 vjetorit te FRESSH/ © Credits Agrim Rama Festa e 32 vjetorit te FRESSH/ © Credits Agim Rama[/caption]

Nga një vrojtim i tyre, Edi Rama nuk ka bërë asnjë postim për 32 vjetorin e Forumit Rinor Eurosocialist të Shqipërisë, ndryshe nga Taulant Balla, Erion Braçe dhe të tjerë. Ka qenë vallë një "harresë", apo kryetari i PS ka qenë i ngarkuar nga zhvillimet e fundit, duke përfshirë dhe ndryshimet në kabinet?!

[caption id="attachment_776352" align="alignnone" width="2048"]Festa e 32 vjetorit te FRESSH/ © Credits Agim Rama Festa e 32 vjetorit te FRESSH/ © Credits Agim Rama[/caption]

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese