Tirana
broken clouds
14.5 ° C
14.5 °
14.5 °
67 %
2.6kmh
75 %
Die
18 °
Hën
16 °
Mar
13 °
Mër
12 °
Enj
13 °
E diel, 2 Prill, 2023

32-vjetori i PD-së në Vorë, Meta krah Berishës: Kam frikë se do të detyrohemi ta marrim lejen e vendbanimit këtu

Lajme të ngjashëm

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka marrë pjesë sot në takimin e demokratëve në Vorë në kuadër të 32-vjetorit të themelimit të Partisë Demokratike.

Meta i bindur për fitoren e kandidatit të opozitës në zgjedhjet e 14 Majit u shpreh se ai do të bëjë një punë të mrekullueshme të qytetit, ndërsa shtoi se përballë nuk kemi një parti politike por një sekt.

“Jam shumë i lumtur që nga primaret, siç kanë dalë disa superkandidatë, kemi edhe një superkandidat në Vorë. Vora për sa ai takon rëndësisë demografike nuk është nga bashkitë më të mëdha por pozitën dhe potencialet i ka të jashtëzakonshme.

Kryebashkiaku i ardhshëm do të bëjë një punë të mrekullueshme që këto potenciale t’i vërë në shërbim të komunitetit.

Me atë energji duke punuar për Vorën, kam frikë se do të detyrohemi ta marrim lejen e vendbanimit në Vorë. Mbështetjen më të pakufishme për Indrit Hoxhën, për fitoren e 14 Majit. Përballë nuk kemi një parti por një sekt që do ta dërmojmë me uraganin mbarëpopullor”, tha Meta.

Më shumë