Hapësire reklamuese

Politikë

32 vjetori i PD në Laç, Berisha: Betohemi se do ta përmbysim Edi Ramën

Shkruar nga Newsbomb
32 vjetori i PD në Laç, Berisha: Betohemi se do ta përmbysim

Kreu i PD, Sali Berisha pasditen e sotme ka qenë në Laç në 32-vjetorin e krijimit të PD në këtë qytet.

Berisha teksa u ka uruar gëzuar demokratëve, është shprehur se Kurbini është “bastion i lirisë”. Ndër të tjera ai tha se “dita e themelimit të PD është ditëlindja jonë e dytë dhe se me PD-në lindi pluralizmi'”.

“Jam i emocionuar sepse Kurbini ka qenë e mbeti gjithnjë një bastion i lirisë për qytetarët e vet dhe për Shqipërinë. Një emër të dytë po të kishte do të quhej “bastion i lirisë”. Ne demokratët e kremtojmë ditën e themelimit të partisë ndaj ju uroj gëzuar këtë ditë.

Kemi arsye themelore për të kremtuar këtë ditë. Me PD lindi pluralizmi, liritë e të drejtat e individit. Do kremtojmë këtë ditë për sa kohë të nderojmë lirinë e dinjitetin tonë. Pas themelimit u dëshmuam një forcë politike e traditës së shqiptarëve, e interesit kombëtar, e besimeve të pathyeshme.

Këtë rrugë e nisëm si njerëzit e tretë më të varfër të planetit, rrogat e shqiptarëve ishin 4-6 dollarë dhe rroga ime si President ishte gjithsej 16 dollarë. E tillë ishte skamja e mjerimi ku diktatura kishte zhytur vendin. 32 vite më parë ne nuk kishim asnjë mbështetje nga jashtë, eksperiencë në rrugën e lirisë, kishim aspirata e ideale.

Ja ku jemi këtu të betohemi në flamur, para zotit se gjë në botë s’do na pengojë pa përmbysur monizmin e Edi Ramës. Ne do fitojmë! Misioni ynë është i shenjtë, liria është frymëzimi ynë. Liria është fuqia jonë” tha Berisha.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese