Hapësire reklamuese

Bota

32-vjeçari merr peng 15 persona në trenin në Zvicër, vritet nga Policia

Shkruar nga Newsbomb

Policia zvicerane lajmëroi mëngjesin e sotëm se ka vrarë një pengmarrës azilkërkues iranian 32-vjeçar, i armatosur me sëpatë dhe thikë, që mbajti peng 15 persona në një tren mes Baulmes dhe Yverdon les Bains në Zvicrën perëndimore.

Odiseja e pengmarrjes zgjati për katër orë derisa policia sulmoi trenin dhe vrau azilkërkuesin në mesnatën e së enjtes duke u gdhirë e premte. Policia ndaloi trenin në orën 22.15 duke zbritur prej tij të gjithë pengjet. Sulmuesi, një 32 vjeçar iranian azilkërkues u vra gjatë ndërhyrjes policore.

Pengmarrja filloi pasdite në 18.35. Iraniani detyroi makinistin të linte timonin dhe të bashkohej me pengjet. Policia u njoftua nga pasagjerët në tren. Ata rrethuan perimetrin dhe filluan negociatat me pengmarrësin nëpërmjet mesazheve me celularët e udhëtarëve. Disa prej tyre edhe ishin lidhur, sipas policisë.

Pamje nga vendi i ngjarjes Pamje nga vendi i ngjarjes

Ndërhyrja e policisë erdhi afër mesnatës kur pengmarrësi u nda nga udhëtarët. U përdorën edhe eksplozivë për të tërhequr vëmendjen e tij.

Ndërkohë që pengmarrësi vrapoi me sëpatë në dorë në drejtim të grupit të ndërhyrjes, një oficer policie përdori armën për të mbrojtur pengjet dhe në mënyrë fatale qëlloi pengmarrësin, shpjegon policia. Pengmarrësi vdiq në vend pavarësisht prezencës së një doktori ndërmjet grupit që ndërhyri.

Në këtë ndërhyrje morën pjesë 60 oficerë policie dhe rreth 30 trupa shpëtimi.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese