Hapësire reklamuese

Politikë

31 vite më pas, Ilir Meta nderon shoferin që çau “murin shqiptar të Berlinit”: Faleminderit për trimërinë dhe guximin e treguar

Shkruar nga Newsbomb
31 vite më pas, Ilir Meta nderon shoferin që çau “murin

Presidenti Ilir Meta vlerësoi sot me Dekoratën e Artë të Heroit Ylli Bodinakun, shoferin i cili në 2 korrik 1990 çau me kamionin e tij murin e Ambasadës Gjermane. Në një ceremoni të organizuar në Presidencë, Meta falenderoi Bodinakun për trimërinë dhe guximin e treguar.

Gjithashtu, kreu i shtetit gjatë fjalës së tij nuk la pa falenderuar dhe Ambasadën Gjermane dhe Ambasadat e tjera për mikëpritjen dhe solidaritetin që treguan për shqiptarët.

“Akti i tij nuk simbolizon dëshirën e një njeriu të vetëm për durim, por padurimin e një populli të tërë që kërkote të cclirohej nga diktatura. Endrra e një Shqipërie si e gjithë Europa vazhdon e plaplotësuar edhe pas tre dekadave, prandaj të punojmë fort për ti shlyer detyrimin që i kemi brezit të atyre viteve dhe brezave tani.

Liria ndërtohet mbi guximin ndaj ne të jemi të gjithmonë mirënjohës dhe të gjithë atyre të cilët treguan një guzim të jashtëzakonshëm në 2 korrik dhe ato ditë për të dhënë një shembull guximi dhe mesazh të madh për të rrëzuar çdo mur dhe çdo pengesë e cila na ndan nga Europa e bashkuar në çdo kohë. 

Falenderim të veçantë Ambasadës gjermane e cila hapi dyert te saj por edhe për të gjithë Ambasadat e tjera në atë mënyrë hapën rrugën e Europës për Shqipërinë dhe shqiptarët për përkushtimin e tyre, solidaritetin”, tha ai.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll