Hapësire reklamuese

Bota

31 viktima nga zjarri në traget në Filipine, mes tyre dhe një fëmijë 6 muajsh

Shkruar nga Newsbomb
31 viktima nga zjarri në traget në Filipine, mes tyre dhe një

Në ngjarje e rëndë ka ndodhur në jug të Filipine, ku u pëfshi nga flakët një traget me pasagjerë dhe ku humbën jetën disa persona.

Mediat e huaja raportojnë se 31 persona, përfshi dhe një foshnje 6 muajshe kanë humbur jetën nga zjarri në traget.

"Fillimisht ne regjistruam 13 vdekje, pastaj 18 të tjera, gjithsej 31 vdekje në këtë kohë," tha guvernatori i provincës Jim Suliman.

“Disa nga të vdekurit u mbytën, ndërsa të tjerët u karbonizuan”, tha Rehard Marfe, kreu i Rojës Bregdetare Provinciale Mindanao.

Numri i përgjithshëm i pasagjerëve, nuk dihet, por roja bregdetare tha se 230 njerëz u shpëtuan, përfshirë 35 anëtarë të ekuipazhit.

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.