Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

30 vjetori i rivendosjes së marrëdhënieve Shqipëri-SHBA, Meta: Datë historike, mijëra shqiptarë sakrifikuan jetën duke besuar në vlerat e lirisë dhe demokracisë

Shkruar nga Newsbomb

Presidenti Ilir Meta ka kujtuar sot 30-vjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes SHBA dhe Shqipërisë.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale Meta shkruan se 15 marsi është një datë historike edhe një moment për të nderuar ata mijëra shqiptarë, të cilët sakrifikuan jetën e tyre duke besuar në vlerat e lirisë dhe demokracisë, të evokuara nga ky vend i madh.

“Shqiptarët kujtojnë sot me gëzim dhe krenari rivendosjen e marrëdhënieve diplomatike midis Shqipërisë dhe SHBA.

Kjo datë historike, për ne shënon edhe një moment për të nderuar ata mijëra shqiptarë, të cilët sakrifikuan jetën e tyre duke besuar në vlerat e lirisë dhe demokracisë, të evokuara nga ky vend i madh.

Kjo ngjarje e shënuar i frymëzon dhe u forcon shqiptarëve edhe më shumë besimin në parimin themelor të çdo shoqërie demokratike, që janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme,” shkruan Meta.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll