Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

30 vjetori i PS, Arben Malaj bëhet nostalgjik: Në këtë përvjetor “stadiumi” s’ka asnjë vend bosh, socialistja duhet të përfaqësonte njerëzit, jo oligarkët (FOTOT NDËR VITE)

Shkruar nga Newsbomb
30 vjetori i PS, Arben Malaj bëhet nostalgjik: Në këtë

Arben Malaj, ish-ministër dhe politikan i majtë, shkruan sot për 30 vjetorin e themelimit të Partisë Socialiste të Shqipërisë, raporton newsbomb.al. Përmes disa fotove të realizuara ndër vite, ai thotë se kjo forcë politike u krijua me sakrifica 30 vite më parë dhe duhet të përfaqësonte denjësisht 99% të shqiptarëve.

Duke qenë se Kongresi i PS do të mbahet sot në sadiumin “Air Albania”, dhe Malaj me gjasa s’do të jetë i pranishëm për shkak se është kthyer në kritik të lidershipit të tanishëm, thotë se rrjetet sociale duhet të jenë stadiumi i momenteve të bukura të çdo socialisti, për të ndarë fotot e tyre.

“PS  duhet te vazhdonte te ishte partia politike me inspiruese, me demokratike, me transparente dhe llogaridhenese, partia ku nxitej dhe jo vritej mendimi ndryshe. PS duhet te ruhej si syte e ballit te mos prekej nga nepotizimi  babezia, arroganca, korrupsioni dhe kapja e shtetit,

PS duhet te mbetej dhe ishte perfaqesuesja e denje e 99% te njerezve te popullit te saj dhe jo sherbetorja e 0.01 %  qe perfaqesojne disa politikane dhe oligarke te pa ngopur nga fitimet varferonjesve te popullit te tyre”, shkruan ndër të tjera Arben Malaj.

Shkrimi i plotë:

e krijojme "stadiumin" e fotove mbrese lenese,   ti bashkojme dhe ndajme me njeri tjtetrin. Sot eshte nje dite e vecante per te gjithe socialistet, dhe mbeshtetesit e tyre qe me vizion, sakrifica dhe perkushtim  30 viteve  me pare  themeluan Partine Socialiste e cila ka rrenje te spikatura ne tranzicionin e veshtire shqiptare, perballe nje opozite qe ne vitet e veshtira 1991-1997 u shnderua ne forcen politike me anti-demokratike, qe pushoi nga puna dhe persekutoi jo pak socialiste. 

PS  duhet te vazhdonte te ishte partia politike me inspiruese, me demokratike, me transparente dhe llogaridhenese, partia ku nxitej dhe jo vritej mendimi ndryshe.

PS duhet te ruhej si syte e ballit te mos prekej nga nepotizimi  babezia, arroganca, korrupsioni dhe kapja e shtetit,

PS duhet te mbetej dhe ishte perfaqesuesja e denje e 99% te njerezve te popullit te saj dhe jo sherbetorja e 0.01 %  qe perfaqesojne disa politikane dhe oligarke te pa ngopur nga fitimet varferonjesve te popullit te tyre.

Mirenjohje nga zemra , te pa kushtezuardhe te perjetshme  per ata dhjetra mijra socialiste qe ne vitin 1991  me inspiruan ti bashkohesha PS, qe  me mbeshteten dhe me shprehin mirenjohje  per  rrugetimin tim jo vetem partiak apo vetem politike.

Krenare per mirenjohjen qe ndjej cdo dite nga populli i vendit tim dhe socialistet e thjeshte dhe te ndershme per dashurine, perkushtimin dhe profesionalizmin me te cilin  sherbeva ne cdo mandat qe me besuan.

Ne kete pervjetor 'Stadiumi"  pa asnje vend bosh duhet te jete "stadiumi i fotove" te momenteve me te bukura, me te veshtira por edhe me te sukseshme te cdo socialisti  - te cilat mund ti ndajme midis njeri tjetrin nepermjet  fb

Kete ide  me nxiti, Flamuri socialisti modest e fisnik nga Burreli qe  u takuam rastesisht pardje dhe me nisi nje foto nga historia e deges se PS ne Burrel, ne e fushaten e kolegut Luan Rama.

Socialiste te thjeshte dhe fisnik ndjehuni krenar per gjithcka keni bere per PS, per familjet dhe vendin tuaj!!

Mos u trishtoni nga  te babeziturit, arrogantet, autotarianet te korruptuarit dhe te kapurit nga etja per pasuri dhe pushtet absolute.

Sfida jone e perbashket eshte - te prodhojme dhe ndajme dashamiresi, pozitivitet, tjua lehtesojme te ardhmen shqiptareve  ne vendin e tyre, ne Shqiperine tone te dashur!

Ndjehuni krenare!!

Arbeni

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Lajmet e fundit

Zbulo më shumë artikuj

Hapësire reklamuese

op
ed