Tirana
broken clouds
26.5 ° C
26.5 °
26.5 °
54 %
5.1kmh
75 %
Die
26 °
Hën
25 °
Mar
25 °
Mër
27 °
Enj
27 °
E diel, 13 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

30-vjetori i marrëdhënieve SHBA-Shqipëri, Kim: Priviligj të shërbej si diplomate, bashkë do arrijmë gjëra të mëdha

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ambasadorja Yuri Kim ka dhënë një mesazh në lidhje me 30-vjetorin e marrëdhënieve mes SHBA dhe Shqipërisë.

Me anë të një video të publikuar në Ambasadën Amerikane, Kim shprehet se është privilegj që të shërbesh në Shqipëri. Ajo shprehet se që nga momenti që ka ardhur në Shqipëria ka ndjerë

Ajo tha se dy vendet janë mbështetur te njëri-tjetri për çdo katastrofë natyrore, për koronavirusin apo dhe kërcënime ndaj demokracisë.

Fjala e plotë e Kim:

Më 15 mars, ne festojmë një datë të rëndësishme, 30 vjetorin e rinovimit të marrdhënieve diplomatike midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, rilidhjen e popullit shqiptar dhe popullit amerikan.

Gjatë këtyre ditëve të kaluara, ju keni dëgjuar nga ish Ambasadorët e SHBA në Shqipëri, të cilët kanë ndihmuar në forcimin e marrdhënies tonë-të cilën të gjithë e kanë lënë Shqipërinë me mirënjohje, shpresë dhe dashuri të thellë për këtë vend.

Unë jam e nderuar të bashkoj zërin tim me të tyrin dhe ndaj mesazhin tim me miqtë tanë shqiptarë. Është privilegj të shërbesh si diplomat amerikan kudo në botë – por më lejoni të them se Shqipëria është e veçantë. Që nga momenti kur mbërrita, kam ndier ngohtësinë e popullit shqiptar dhe lidhjen e thellë që ekziston midis dy vendeve tona. Nuk ka amerikan që viziton Shqipërinë dhe nuk e përjeton atë.

Gjatë vitit tim të parë kam pasur mundësinë të udhëtoj përreth vendit tuaj të bukur dhe të përjetoj mirkpritjen e famshme të popullit shqiptar. Faleminderit nga thellësia e zemrës”, tha ambasadorja ndër të tjera.

Dy vendet tona kanë shumë për të festuar së bashku. Dhe qoftë për katastrofa natyrore, COVID, apo kërcënime ndaj demokracisë, ne jemi mbështetur tek njëri-tjetri, kemi punuar së bashku për të kapërcyer sfida të panumërta, krah për krah!

Kjo është një marrëdhënie që mishëron atë që do të thotë të jesh partnerë, çfarë do të thotë të jesh aleatë, çfarë do të thotë të jesh miq besnikë. Jam e bindur se vendet tona do të arrijnë gjëra të mëdha gjatë 30 viteve të ardhshme dhe se miqësia midis amerikanëve dhe shqiptarëve vetëm do të thellohet.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img