Tirana
clear sky
35.5 ° C
35.5 °
35.5 °
41 %
2.6kmh
0 %
Mër
35 °
Enj
37 °
Pre
37 °
Sht
35 °
Die
35 °
E mërkurë, 23 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

30-vjetori i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Meta: Nderimet e mia më të larta! Toleranca fetare e kanë kthyer në shembull vendin tonë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

80895a49db6007bdd4815c813778743d

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta ka shprehur nderimet e tij më të larta në këtë 30-vjetor të themelimit të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, që ndër vite mbajti një qendrim të palëkundur në shërbim të çështjes shqiptare.

Meta thotë përmes një shënimi në facebook, se toleranca fetare e ka kthyer Shqipërinë në një shembull për mbarë njerëzimin.

Ai ka kujtuar hoxhë Hafiz Koçin, i cili me bashkëpunëtorët e tij ringritën institucionet e kultit pas dekadash terrori.

Shënimi i Metës

Sot, në 30-vjetorin e rithemelimit të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, shpreh nderimet e mia më të larta dhe falenderimet më të sinqerta për të gjithë drejtuesit e nderuar fetarë të këtij Komuniteti, ndër vite, për qëndrimin e palëkundur në shërbim të çështjes shqiptare dhe kontributin e vyer për edukimin e besimtarëve tanë me vlerat e vërteta të islamit, në funksion të paqes, progresit shoqëror, harmonisë e tolerancës ndërfetare, që e kanë kthyer kombit tonë në shembull për mbarë njerëzimin.

Një homazh për Hafiz Sabri Koçin dhe të gjithë bashkëpunëtorët e tij, të cilët me shumë sakrifica ringritën nga hiri institucionet e kultit, pas dekadash terrori.

U bashkohem lutjeve tuaja në këtë ditë të shënuar, që mirësitë e Zotit të bekojnë dhe begatojnë besimtarët dhe çdo familje shqiptare!

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img