Tirana
broken clouds
16.5 ° C
16.5 °
16.5 °
72 %
5.1kmh
75 %
Die
15 °
Hën
13 °
Mar
8 °
Mër
10 °
Enj
13 °
E diel, 28 Nëntor, 2021
spot_img

“30 vjet, nuk vajti këmbë njeriu të pastronte Pyllin e Sodës”, Rama ironizoi sot Dritan Lelin, por “mushkëritë e Vlorës” janë përgjegjësi e Ministrisë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryeministri Edi Rama mblodhi sot në Durrës kryebashkiakët e vendit, për situatën me pastrimin e territorit. E pranishme ishte dhe kryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi dhe kryebashkiaku i Vlorës Dritan Leli. Një shfaqe surprizë kjo e kryetarit të Vlorës në takimin e Ramës.

Leli duket se i ka lënë pas “qejfmbetjet” me kryeministrin, por këtij të fundit nuk i ka dalë ende inati. Na takimin e sotëm ai ka ironizuar Bashkinë e Vlorës, duke u shprehur se në Pyllin e Sodës kishte 30 vjet që nuk kishte shkelur këmbë njeriu për ta pastruar.

Edhe pse Rama “shënjestroi” indirekt Dritan Lelin, në fakt përgjegjësinë për Pyllin e Sodës e ka Ministria e Mjedisit e drejtuar nga Mirela Kumbaro. Bashkia ka vetëm 20% të përgjegjësive për “mushkëritë e Vlorës” dhe pjesa tjetër prej 80% është përgjegjësi e Ministrisë.

“Një muaj tek Pylli i Sodës e vijon pastrimi. Nuk kanë të mbaruar plehrat. Plehrat në Pyllin e Sodës kanë 30 vjet. Jemi duke pastruar një territor ku hedhja e plehrave është kthyer në fenomen arkeologjik. 30 vjet nuk ka shkuar këmbë njeriu nga bashkia e Vlorës të pastrojë Pyllin e Sodës.

Është më e tmerrshme se, sa më thellë të futesh në pyll aq më shumë ndeshesh me plehrat. Që do të thotë që edhe kur kanë bërë sikur kanë shkuar i kanë marrë plehrat e shtyrë më thellë. Ky është një moment që duhet ta kthejmë në një moment oportuniteti. Është e paimagjinueshme. Prandaj të bashkojmë forcat. Të gjithë duhet të bëjmë çmos që në radhë të parë secili të bëjë të vetën. Sepse kusurin më të madh e kanë këtu individët që e bëjnë të pamundur”, u shpreh Rama ndër të tjera.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img