Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

30 vjet nga rënia e MURIT TË BERLINIT, 5 presidentë dhe kancelarja: Sot kujtojmë momentet e TMERRSHME dhe të KËNAQËSISË të historisë sonë (CEREMONIA)

Shkruar nga Newsbomb
30 vjet nga rënia e MURIT TË BERLINIT, 5 presidentë dhe
Foto e agjencisë ‘Reuters’ në 9 nëntor 1989

Bernauer Strasse është ende sot një vend plot me kujtime për Murin. Ndaj nuk është e rastit që u përzgjodh si teatri kryesor për celebrimet e 30 vjetorit të revolucionit paqësor që i dha fund RDGJ në 9 nëntor 1989.

Në 1961 kur u ndërtua, Gjermania Lindore përfshiu në një pjesë të saj shiritin e “vdekjes”. Banorët e shtëpive që gjendeshin në kufi filluan të hidheshin nga dritaret për të mos mbetur në pjesën e gabuar të murit.

Po ashtu në vitet në vazhdim, nën Bernauer Strasse disa heronj të lirisë ndërtuan tynelet e para për të shpëtuar gjermanët e lindjes nga burgu ku i dënoi Walter Ulbricht. Dhe deri në 1985, Kisha e pajtimit e asaj rruge, ngeci në atë shirit vdekjeje, përpara se regjimi ta zhdukte nën tokë.

U rindërtua me funksione fetare, dhe këmbana u ndërtua dhe inaugurua së fundi: një pjesë e ceremonisë u zhvillua edhe aty. Sot Bernauer Strasse është një nga pikat e rralla të qytetit ku mbijetojnë plagët më të tmerrshme që ndanë Gjermaninë.

Celebrimet zyrtare për 30 vjetorin e rënies së Murit filluan në mëngjes në 9:30 tek Presidenti i Republikës, në kështjellën Bellevue, me një përshëndetje të presidentit Frank Walter Steinmeier dhe katër liderët e Visegrad. Ishin present edhe presidenti i Polonisë Andrzej Duda, ai i Çekisë Milos Zeman, homologia sllovake Zuzana Cxaputova dhe Janos Ader i Hungarisë. Të katërt më pas kanë shoqëruar Steinmeier dhe kancelaren Angela Merkel në ceremonitë e mëvonshme.

Në orën 10.20 Merkel Steinmeier dhe katër liderët e Visegradit u spostuan në Bernauer Strasse për të rikujtuar revolucionin paqësor gjerman dhe kanë vizituar monumentin e dedikuar për revoltat që hapën rrugën e ndryshimeve edhe në vendet e lindjes.

“Pa dëshirën për liri të polakëve, hungarezëve, cekëve dhe slovakëve, revolucioni paqësor në Evropën Lindore dhe uniteti gjerman nuk do të realizoheshin dot” tha presidenti gjerman. Dhe vazhdoi: “Ishte padyshim një ngjarje e madhe historike dhe sot mund të themi që për fat, në Europë jemi të bashkuar”.

“9 nëntori është një ditë fatale për historinë gjermane” tha Merkel. Përvec rënies së murit, “sot kujtojmë edhe viktimat e nëntorit 1938, krimet që ndodhën mes dative 9 dhe 10 nëntor dhe dëmet ndaj personave hebrenj dhe ajo që pasoi si krim nkundër njerëzimit dhe rënia e civilizimit e prezantuar nga SHoa. Në 9 nëntor në mënyrë të vecantë reflektojnë momentet e tmerrshme dhe të kënaqshme të historisë sonë, na bashkon për të kundërshtuar urrejtjen, racizmin dhe antisemitizmin. Duhet të bëjmë gjithcka është në dorën tonë për të mbrojtur dinjitetin njerëzor dhe shtetin e së drejtës” tha kancelarja Merkel.

Gjatë pasdites, dëshmitarë do të kalojnë në qytetin e Berlinit dhe në orën 17:30 do organizohet një concert në një tjetër vend simbolik të qytetit të ndarë, në portën e Brandeburgut që për 3 dekada mbeti e paaksesueshme, e pakalueshme dhe një portë vdekjeje.

Pesë vite më parë, për 25 vjetorin e rënies së murit, eventi qendror i festimeve ishte kalimi i Angela Merkel, Les Valesës dhe Mikhail Gorbacov mbi urën Bornholmer Strasse.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll