Tirana
clear sky
23.5 ° C
23.5 °
23.5 °
73 %
2.1kmh
0 %
Mar
35 °
Mër
36 °
Enj
38 °
Pre
37 °
Sht
31 °
E martë, 22 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

30 vjeçari u arratis nga Komisariati në Tiranë, SHÇBA pezullon nga detyra dy policët që e shoqëronin, nis procedim penal

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

ace2ca1b868e37f6e9c4a9362eeaecd2

Dy efektivët e Policisë së Shtetit, pjesë e Komisariatit nr.1 në Tiranë, janë pezulluar nga detyra, pas arratisjes dje të 30 vjeçarit Rilian Lala.

I arrestuar për “Armëmbajtje pa leje” më datë 2 janar, Rilian Lala u arratis mëngjesin e djeshëm në orën 08.00, teksa shoqërohej në një ambient tjetër të Komisariatit nr.1 për të dhënë shenjat e gishtave.

Mësohet se Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Policinë e Shtetit (SHÇBA), ka nisur procedimin penal për dy efektivët e këtij Komisariati, dhe i pa pezulluar nga detyra deri në përfundim të hetimeve.

Po dje, 30 vjeçari do të dërgohej në Gjykatë për dhënien e masës së sigurisë. Megjithatë kjo e fundit dha për Rilian Lalën masën e sigurisë “Arrest me burg”, në mungesë.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img