Tirana
clear sky
16.5 ° C
16.5 °
16.5 °
82 %
0.5kmh
0 %
Mar
28 °
Mër
28 °
Enj
25 °
Pre
25 °
Sht
22 °
E martë, 28 Shtator, 2021
spot_img

30 vite nga shtyrja e zgjedhjeve në diktaturë/ Krasniqi publikon DOKUMENTIN drejtuar Ramiz Alisë, ja cilat janë arsyet që bashkuan partitë

spot_img

Lajme të ngjashëm

6dd33a108ebc4e230ca594b9eb76a02a

Politologu dhe analisti politik Afrim Krasniqi është kthyer pas në kohë dhe ka kujtuar shtyrjen e zgjedhjeve të 30 viteve më parë, ku partitë i dërguan një kërkesë presidentit Ramiz Alia.

Sipas Krasniqit, përmes paktit të arrirë në 1991 qeveria fitoi ligjitimitet, i cili nxiti protestat e studentëve për të rrëzuar emrin dhe simbolet e diktatorit Envera Hoxha. 

Në shkresë paraqiteshin arsyet që çuan vendin në shtyrjen e zgjedhjeve, nga situata e rënduar ekonomike e deri tek dhënia e mundësive partive të reja. 

Statusi i plotë:

Si sot 30 vjet më parë! Kështu nisi, kështu vazhdoi, kështu do përfundonte! Midis paradokseve, pakteve dhe riciklimeve dhe debatit mbi zgjedhjet! Vendi kishte vetëm një muaj pluralizëm politik, fronti opozitar ende nuk ishte shndërruar në parti, “pluralizmi i masave” vijonte me subjekte fiktive, sapo kishte dalë dekreti i ri që mori në mbrojtje emrin e bustet e diktatorit, minatorët ishin në grevë dhe studentët të pakënaqur me gjendjen politike në vend ku vijonte të bashkëjetonte në një situatë surreale pluralizmi politik – partia shtet – opozita antikomuniste – emri i diktatorit në universitet dhe slogani “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”. Atë ditë, pak orë pas mbledhjes së Byrosë Politike, u mblodhën për bisedime pa media e publik regjimi dhe opozita. Ishin takime të niveleve të larta, ndaj edhe mbledhja u drejtua nga Ramiz Alia. Në fund u ra dakord, – të anulohen grevat dhe kërkesat ekonomike deri më 1 maj, të shtyhen zgjedhjet deri më 31 mars dhe të mbështetet qeveria në reformën e re ekonomike…!!!

Në këtë mënyrë, përmes paktit të 30 viteve më parë qeveria fitoi legjitimitet e ca javë qetësi, regjimi ndaloi protestat dhe vijoi të kontrollojë pushtetin e zgjedhjet, opozita fitoi 25 ditë kohë për të krijuar profilin e saj organizativ politik! Pra, të gjithë të lumtur … me përjashtim të atyre që nuk e dinin se çfarë po bisedohej e dakordësohej, – pjesës më të madhe të qytetarëve, dhe natyrisht studentëve, të cilët, të vetëm dhe në kundërshtim me paktin politik të 16 janarit nisën protestat dhe çuan në rrëzimin e simboleve/emrit të diktatorit e bashkë me të edhe të qeverisë më 20 shkurt 1991!

82648317_2420819458231367_1940732215952408576_o.jpg

Më shumë

spot_img