Tirana
clear sky
12.5 ° C
12.5 °
12.5 °
58 %
0.5kmh
0 %
Enj
24 °
Pre
24 °
Sht
28 °
Die
30 °
Hën
29 °
E enjte, 23 Shtator, 2021
spot_img

30 vite nga rrëzimi i diktaturës, Rudina Hajdari kujton të atin: Azem Hajdari drejtoi protestat e studentëve, sot është detyra jonë

spot_img

Lajme të ngjashëm

848541750138e284d61405b0a8189a82

Deputetja Rudina Hajdari kujton sot 20 shkurtin e viti ’91 kur shqiptarët rrëzuan bustin e diktatorit Enver Hoxha dhe i dhanë fund diktaturës në Shqipëri. Deputetja shkruan se babai i saj drejtoi protestat e studentëve që më pas sollën rrëzimin e bustit të Hoxhës.

Rudina Hajdari theskon se sot pas 30 vitesh është detyra e çdo të riu dhe të reje të pastrojë vendin nga mbetjet e komunizmit.

“30 vite më parë, nxitur nga protesta e studentëve e drejtuar nga Azem Hajdari, qytetarët e Tiranës rrëzuan bustin e diktatorit duke shënuar kështu edhe fundin e një rregjimi të egër e diktatorial.

Sot mbas 30 vitesh, është detyra jonë, e çdo të riu dhe të reje, e çdo patrioti, e çdo shqiptari të mirë, të pastrojmë vendin përfundimisht nga mbetjet e komunizmit, të cilat janë shpërndarë fizikisht dhe si koncepte në të gjitha partitë e vjetra,  dhe të nisim një epokë të re e perëndimore për Shqipërinë.

Jam e bindur se do ia dalim të bashkuar”, shkruan Rudina Hajdari.

Më shumë

spot_img