Tirana
clear sky
14.5 ° C
14.5 °
14.5 °
94 %
0kmh
0 %
Die
30 °
Hën
30 °
Mar
30 °
Mër
28 °
Enj
20 °
E diel, 26 Shtator, 2021
spot_img

30 Qershori/ Meta mesazh ambasadorëve: Nuk kam anulluar zgjedhjet për Italinë as për Kinën, Shqipëria rrezikon të dënohet nga Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut

spot_img

Lajme të ngjashëm

5bcfb0721debc4a0ab11fcd60830f566

Gjatë fjalës së tij mëngjesin e sotëm, Presidenti Ilir Meta kishte edhe një mesazh për ambasadorët.

 Teksa u pyet lidhur me reagimet e ambasadorëve të cilët nuk janë shprehur kundër zgjedhjeve të 30 qershorit, Meta tha se nuk bën pjesë të ata politikanë që flasin në emër të ambasadave dhe fshihen pas tyre.

‘Nuk hyj te ata politikanë që flasin emër të ambasadasve e ndërkombëtarëve e që fshihen pas tyre. Unë s’ kam anulluar zgjedhjet as në Itali as në Kinë, kam anulluar zgjedhjet në Shqipëri për shkak të krizës së rëndë poltike me qëlllim normalizimin e situatës në vend.

Mos prisni nga asnjë ambasador t’iu thotë këtë që po iu them unë. edhe sikur të bëheshin zgjedhjet, edhe sikur gjithë populli opozitar të duartrokiste ata që do të votonin këta kandidatë alternativë, e ardhmja europiane e Shqipërisë do të kishte një të ardhme të paditur për një kohë shumë të gjatë .

Zgjedhje të tilla nuk plotësojnë asnjë standard minimal të kritereve të Kopenhagenit, Shqipëria do të dënohej nga Gjykata Europiane e të Drejtave të njeriut siç ka ndodhur me shumë vende të tjera.

Nuk kam anulluar zgjedhjet në asnjë ambasadë, kam anulluar zgjedhjet në Shqipëri.

Kam bërë përpjekje të vazhdueshme për dialog, i këni parë reagimet si kanë qenë, por zgjedhje në 30 Qershor nuk ka dhe nuk do të ketë’, u shpreh Meta.

 

Më shumë

spot_img