Hapësire reklamuese

Aktualitet

'30 qershori ka rënë si datë', Meta: Presidenti nuk ndalon zgjedhjet partiake! KQZ organizatë socialiste (Tregon mesazhin e ambasadorëve)

Shkruar nga Newsbomb

Presidenti Ilir Meta gjatë konferencës së jashtëzakonshme për mediat deklaroi i bindur se zgjedhjet nuk do të mbahen në 30 qershor në një kohë që dekreti i tij është në fuqi.

Sakaq, kreu i shtetit theksoi se Presidenti nuk ka ndërmend që të pengojë zgjedhjet partiake, siç i quajti ai.  

“Unë mbetem besimplotë edhe pse janë shpërdoruar 2 jave që kur unë mora vendimin. Do vazhdoj të jem i qetë dhe i duruar, por Presidenti i Republikës nuk ndërhyn për të penguar zgjedhjet partiake, lidhur me datën e 30 qershorit, kjo datë ka rënë. Nuk ekziston ligjërisht. Nëse dikush do të bëjë zgjedhje të karakterit partiak, Presidenti nuk ndërhyn. Në Shqipëri vendos vetëm një institucion për zgjedhjet dhe ky është Presidentit. Apeloj për reflektim, dhe kush vazhdon në rrugën e paligjshmërisë do marrë përgjegjësinë dhe askush nuk i shpëton dot”, tha Meta.

Gjatë fjalës së tij, kreu i shtetit e ka quajtur KQZ-në si organizatë socialiste, e cila nuk ka tagër që të vendos për datën e zgjedhjeve.

“KQZ. Jo rastësisht përdora termin organizatë socialistee, Presidenti nuk mund të hyjë në debat me një organizatë socialiste apo demokrate apo republikane. Vetëm Presidenti vendos për datën e zgjedhjeve në Shqipëri, asnjë institucion tjetër. Presidenti është dhe mbetet i duruar”, tha Meta.

Më tej Presidenti shtoi se duhet të kuprohet mesazhi që nuk e kanë thënë ambasadorët, por ia kanë komunikuar këtij të fundit. Sipas tij pa zgjedhje gjithëpërfshirëse dhe me standarde nuk hapen negociatat.

"Unë nuk hyj te ata politikanë që flasin në emër të ambasadave dhe ndërkombëtareve dhe fshihen në emër të tyre. Presidenti është i duruar që të gjithë të reflektojnë e kuptojnë që pluralizmi ka tre dekada që ka ardhur, të kuptojnë edhe një gjë që nuk ua thonë dot ambasadorët se ndoshta nuk i lënë tua thonë, ua them unë, ua kam thënë edhe atyre edhe palëve, pa zgjedhje, jo vetëm gjithëpërfshirëse, por edhe me standardet më të mira, nuk ka e nuk do të ketë çelje të negociatave. Më besoni mua, unë jam esëll gjithë ditës, jo më tani në mëngjes”-", përfundoi Meta konferencën për shtyp.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu