Tirana
clear sky
16 ° C
16 °
16 °
72 %
2.1kmh
0 %
Die
26 °
Hën
25 °
Mar
25 °
Mër
19 °
Enj
20 °
E diel, 9 Maj, 2021
spot_img

30 orë nga fillimi i numërimit të votave, 3 qarqe janë “kopsitur”, 1 kuti mban peng Vlorën; sa kanë mbetur në zonat e tjera

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kur janë bërë 30 orë nga fillimi i procesit të numërimit të votave në gjithë vendin, pjesa më e madhe e qarqeve ende nuk i kanë nxjerr rezultatet e tyre. Kjo, për shkak se një pjesë e kutive janë të panumëruara.

Qarku i parë ku ka përfunduar numërimi ka qenë ai i Kukësit, me 3 mandate gjithsej, 2 për PD dhe 1 për PS. Pas tij, një tjetër qark verior shpalli rezultatet e veta. Dibra arriti që pas pak më shumë se 27 orë, të shpallte fitoren, si bastion i djathtë. 3 mandate për PD dhe 2 për PS.

Një orë më parë, Gjirokastra shpalli gjithashtu rezultatin. Këtë herë ishin socialistët që kryesonin, ndryshe nga dy qarqet e mësipërme. 4 mandatet e këtij qarku u ndan 3 për PS dhe 1 për PD.

Situata në qarqet e tjera:

Qarku Vlorë
– 444 kuti të numëruara, nga 445 në total

Qarku Berat
– 252 kuti të numëruara, nga 277 në total

Qarku Durrës
– 308 kuti të numëruara, nga 481 në total

Qarku Elbasan
– 488 kuti të numëruara, nga 511 në total

Qarku Fier
– 568 kuti të numëruara, nga 580 në total

Qarku Korçë
– 388 kuti të numëruara, nga 427 në total

Qarku Lezhë
– 228 kuti të numëruara, 249 në total

Qarku Shkodër
– 387 kuti të numëruara, nga 411 në total

Qarku Tiranë
– 860 kuti të numëruara, nga 1243 në total

*Në listë nuk janë Kukësi, Dibra dhe Gjirokastra, pasi numërimi për to ka përfunduar dhe rezultati është shpallur.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img