Tirana
clear sky
10.5 ° C
10.5 °
10.5 °
43 %
8.8kmh
0 %
Mar
11 °
Mër
11 °
Enj
15 °
Pre
17 °
Sht
17 °
E martë, 28 Mars, 2023

30 milionë euro për shqiptarin Armando BROJA, Southampton përgatit ofertën e parë zyrtare për Chelsea

Lajme të ngjashëm

Armando Broja është lojtari shqiptar më i kërkuar i momentit. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare po shkëlqen me Southampton këtë sezon në Premier League dhe për këtë arsye “Shenjtorët” kërkojnë ta blejnë përfundimisht.

Eksperiti i merkatos, Fabrizio Romano ka zbuluar ditën e sotme se Southampton do të bëjë ofertën e parë zyrtare që do të jetë rreth 25 milionë paund ose rreth 30 milionë euro.

Një shifër rekord për një lojtar shqiptar, por që te Southampton janë të bindur te aftësitë e Brojës. Tashmë pritet vendimi përfundimtar që do të marrë Chelsea që ka në pronësi kartonin e lojtarit. Fabrizio Romano bën me dije gjithashtu se trajneri Tuchel është një admirues i madh i Broja dhe vendimi për ta lënë të lirë nuk do të jetë edhe aq i lehtë. /Newsport.al

Më shumë