Tirana
clear sky
4.5 ° C
4.5 °
4.5 °
75 %
0.5kmh
0 %
Hën
6 °
Mar
12 °
Mër
14 °
Enj
12 °
Pre
14 °
E hënë, 28 Nëntor, 2022

30 deputetë socialistë kërkesë Kuvendit, duan “procedurë të përshpejtuar” për protokollet e anëtarësimit të Finlandës dhe Suedisë në NATO

spot_img

Lajme të ngjashëm

Tridhjetë deputetë socialistë i kanë dërguar kërkesë Kuvendit dhe kërkojnë futjen për votim me “procedurë të përshpejtuar” të protokolleve për anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në Aleancën Ushtarake të NATO-s. Partia Socialiste kërkon që protokollet të votohen në seancën e nesërme, 7 korrik.

Dje, ambasadorët e NATO-s nënshkruan Protokollet e Aderimit për Finlandën dhe Suedinë në selinë e Alenacës, në prani të Ministrit të Jashtëm Finlandez Pekka Haavisto dhe Ministres së Jashtme suedeze Ann Linde. Tani, duhet që Parlamentet e 30 vendeve të NATO-s të ratifikojnë protokollet dhe nordikët bëhen zyrtarisht anëtarë të Aleancës.

“Bazuar në nenet 28 dhe 49 të Rregullores së Kuvendit, një grup prej më shumë se 28 deputetësh të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste duke vlerësuar rëndësinë e dy projektligjeve të sjella nga Këshilli i Ministrave: “Për Ratifikimin e Protokollit të Traktatit te Atlantikut të Veriut për aderimin e Republikës së Finlandës” dhe “Për Ratifikimin e Protokollit të Traktatit të Atlantikut të Veriut për aderimin e Mbretërisë së Suedisë” dhe duke shpresuar në mirëkuptimin e të gjithë deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, propozojnë:

  1. Shqyrtimin me procedurë të përshpejtuar të projektligjeve: “Për Ratifikimin e Protokollit të Traktatit të Atlantikut të Veriut për aderimin e Republikës së Finlandës” dhe “Për propozimin e projektligjit “Për Ratifikimin e Protokollit të Traktatit të Atlantikut të Veriut për aderimin e Mbretërisë së Suedisë”.
  2. Shqyrtimi me procedurë të përshpejtuar të dy projektligjeve nga mbledhja e përbashkët e Komisionit të Sigurisë Kombëtare dhe e Komisionit të Politikës së Jashtme, e cila të zhvillohet gjatë punimeve të Seancës Plenare të datës 7 Korrik 2022 dhe të depozitohet Raporti i komisionit përgjegjës përpara shqyrtimit gjatë Rendit të Ditës.
  3. Ndryshimi i Rendit të Ditës të Seancës Plenare të datës 7 Korrik 2022 duke përfshirë në rend dite si çështje për shqyrtim edhe dy projektligjet “Për Ratifikimin e Protokollit të Traktatit të Atlantikut të Veriut për aderimin e Republikës së Finlandës” dhe “Për Ratifikimin e Protokollit të Traktatit të Atlantikut të Veriut për aderimin e Mbretërisë së Suedisë.”

Kerkesa per procedure te pershpejtuar by Newsbomb Albania on Scribd

Më shumë




spot_img








spot_img