Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

30.000 euro për të regjistruar tokën, Policia prangos 3 mashtruesit dhe një bankiere

Shkruar nga Newsbomb

Katër persona kanë rënë në prangat e Policisë së Shtetit, pasi një hetimi intensiv për të nxjerrë përpara përgjegjësisë penale autorët e një rasti mashtrimi me shuma të konsiderueshme parash. Bëhet fjalë për një çift nga Pogradeci dhe vajzën e tyre dhe një bankiere në Tiranë.

Mashtrimi me pasoja të rënda kryhej prej disa vitesh nga një çift bashkëshortësh dhe vajza e tyre, ndaj është organizuar dhe finalizuar operacioni policor i koduar "Utopia", në kuadër të të cilit u arrestuan shtetasit I. S., 73 vjeç dhe Sh. S., 68 vjeçe, bashkëshortë, vajza e tyre, shtetasja R. S., 48 vjeçe, të tre banues në Pogradec, si dhe shtetasja E. I., 31 vjeçe, banuese në Tiranë.

Gjatë periudhës hetimore u provua se shtetasit I. S., Sh. S. dhe R. S. kishin mashtruar prej disa vitesh, një shtetas, me pretendimin se do të ndikonin për t’i regjistruar një sipërfaqe toke, në organet kompetente.

Shtetaset Sh. S. dhe R. S. u kapën në flagrancë duke i marrë 30.000 euro këtij shtetasi, për këtë qëllim. Ndërkaq, shtetasja E. I., punonjëse në një bankë të nivelit të dytë, u arrestua pasi dyshohet se në kundërshtim me ligjin, ka kaluar në llogarinë e vet, një shumë parash të shtetasit të mashtruar, të cilën më pas ia ka dorëzuar shtetaseve Sh. S. dhe R. S.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 30.000 euro, 1 automjet, 10 celularë dhe dokumente të tjera që do t’i shërbejnë hetimit, me qëllim nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të të gjithë shtetasve të përfshirë në këtë rast.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Mashtrimi”, me pasoja të rënda, kryer në bashkëpunim.

Operacioni u krye nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare në Drejtorinë e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, Komisariatin e Policisë Pogradec dhe me Prokurorinë e Tiranës.

Shuma prej 30.000 eurosh e sekuestruar nga Policia e Shtetit Shuma prej 30.000 eurosh e sekuestruar nga Policia e Shtetit

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese

op
ed