Hapësire reklamuese

Aktualitet

3-vjeçarja bllokohet në banesë, të qarat alarmojnë pallatin

Shkruar nga Newsbomb

Një vogëlushe vetëm 3-vjeç ka mbetur e bllokuar ditën e sotme në katin e pestë të një pallati në  “29 Nëntori” në Fier.

Sipas informacioneve paraprake mësohet se e mitura ishte lënë vetëm nga prindërit në banesë.

Kanë qenë të qarat e 3-vjeçares që alarmuan fqinjët, të cilët menjëherë njoftuan policinë. Në vendin e ngjarjes pas telefonatës së qytetarëve mbërritën efektivët e policisë së bashku me dy mjete zjarrfikëse. Ata bënë të mundur zhbllokimin e derës, duke hyrë nga dritarja e apartamentit.

Fatmirësisht vogëlushja është në gjendje të mirë shëndetësore, ndërekohë priten më tepër informacione në vijim.

Momenti kur 3 vjecarja eshte shpetuar nga zjarrfikesit Momenti kur 3 vjecarja eshte shpetuar nga zjarrfikesit

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese