
Saimir Tahiri i kthehet nga e para betejës me drejtësinë.
Gjykata e Apelit ka zhbërë vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë duke e kthyer çështjen në gjykatën e Posaçme.
Tahiri ishte dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë vetëm për ‘shpërdorim detyre’, akuzë që u konvertua në 3 vite shërbim prove, dhe teksa pritej të shpallej i pafajshëm nga Gjykata e Apelit me vendim të formës së prerë, kjo e fundit e ka kthyer sërish mbrapsht çështjen.
Sipas burimeve, nuk ka prova të reja dhe ç’ishte për t’u shqyrtuar nga dosja voluminoze është shqyrtuar por një vendim i tillë thjesht mban sërish ‘peng’ ish ministrin i cili ka tri vite dyerve të gjykatave shqiptare dhe larg politikës aktive.
Tahiri hoqi dorë vetë nga mandati i deputetit dhe imuniteti për të vazhduar hetimin dhe procesin e drejtësisë si qytetar i thjeshtë. Ndërkaq, procesi pritet të rinisë në shtator kur me gjasë do kemi një vendim final për ish-ministrin e Brendshëm i shpallur prej kohësh i pafajshëm nga Gjykata e Katanias.