Mijëra mace futen ilegalisht nga kontrabanduesit nga Kina në Vietnam për të ushqyer tregtinë e paligjshme të vendit me mish mace. Autoritetet atje në bazë të ligjit që ekziston për mallrat kontrabandë, veprojnë në të njëjtën mënyrë edhe me macet duke i groposur ato të gjalla.
Pak ditë më parë më shumë se tre ton mace janë gjetur brenda një kamionin në Hanoi të Vietnamit, të cilat më pas janë groposur të gjalla duke shkaktuar reagim të fortë tek shoqatat që merren me mbrojtjen e kafshëve.
“Macet ishin nga Kina dhe nuk kishin letra zyrtare. Shumë prej tyre kishin ngordhur dhe në kamion kishte një erë të tmerrshme. I groposëm për të eleminuar rrezikun e përhapjes së sëmundjeve”, ka thënë një officer policie.
Ndërkohë që nga Shoqata Zologjike e Vietnamit shprehen në të njëjtën mënyrë për groposjen e maceve, pasi ato mund të përhapnin sëmundje.
“Menyra më e mirë për të eleminuar kafshët e importuara në mënyrë të paligjshme është djegia e tyre. Por kjo kushton shumë, kështu që autoritetet zgjedhin për t’i varrosur ato të gjalla dhe kjo është në përputhje me ligjet e vendit”, ka deklaruar Dang Huy Huynh.