Hapësire reklamuese

Bota

3 të vdekur dhe 100 të plagosur në Festivalin e Ngjyrave, i njohur edhe nga UNESCO

Shkruar nga Newsbomb

Një ngjarje e rendë ka ndodhur në Etiopi, ku 3 persona kanë humbur jetën dhe mbi 100 të tjerë janë plagosur.

Në kryeqytetin etiopian Addis Ababa po zhvillohej festa shumëngjyrëshe e "Epifanisë", kur një stendë druri u shemb.

Mes të plagosurve ishin edhe dy shtetas të huaj.

Në stendë mund të qëndronin deri në 1.000 njerëz, por ajo u mbingarkua dhe u shemb.

Festivali i njohur i ngjyrave u njoh vitin e kaluar edhe nga UNESCO, duke bërë që mbi 15.000 të huaj të merrnin pjesë.

Kjo festë zhvillohet për të përkujtuar pagëzimin e Jezusit, ndaj pjesëmarrja është shumë e madhe.

Sondazh

Poll