Hapësire reklamuese

Aktualitet

3 seanca dëgjimore dhe 3 vendime, ja kush do të kalojë sot në “sitën” e Vetting-ut

Shkruar nga Newsbomb

Edhe pse në ditët e fundit të vetting-ut për këtë sezon duket se Komisioni i Këshillit të Lartë është akoma shumë i ngarkuar.

 

Ditën e sotme do të mbahen 3 seanca dëgjimore dhe do të shpallen 3 vendime nga KPK.

Gjatë paradites së sotme do të dalë para komisionit në seancë dëgjimore gjyqtari për Krimet e Rënda, Dritan Hallunaj. Në orën 11:15 komisioni do të mbajë seancë dëgjimore për gjyqtarin Administrativ Artur Malaj dhe në orë 15:00 për prokurorin e Prokurorisë së Krimeve të Rënda Gentian Osmani.

Ndërsa gjatë pasdites mësohet se do të shpallen vendimet nëse e kalojnë sitën e vetting-ut, përkatësisht për gjyqtarin e Gjykatës së Lartë Artan Broci në orën 14:30, për gjyqtarin i Gjykatës së Lartë Medi Bici në orën 14:45, dhe i fundit për ditën e sotme për prokurorin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë Dritan Rreshka në orën 15:00.

Sipas burimeve mësohet se Vettingu do të mbajë seanca deri në datën 10 gusht pasi komisionerët do të marrin pushimet dhe do të kthehen sërish në datën 5 shtator.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu