Tirana
clear sky
30.5 ° C
30.5 °
30.5 °
48 %
3.6kmh
0 %
Mër
28 °
Enj
38 °
Pre
39 °
Sht
31 °
Die
31 °
E mërkurë, 17 Gusht, 2022
spot_img

3 raste me hepatit A në infektivin e Tiranës, mjekët japin alarmin për AKULLIN

spot_img

Lajme të ngjashëm

Në këto kohë të nxehta të gjithë ne e shoqërojmë kafenë me një gotë me ujë dhe akull.

albsig

Por duket se kjo ka sjellë infektimin e 3 personave me hepatitin A nëpërmjet akullit.

 Por sipas Shefit të Shërbimit në Spitalin Intensiv të Tiranës Pëllumb Pipero duket se uji që është  përdorur për të bërë akullin është i ndotur me baktere.

Akulli sipas Piperkos  ka qenë shkak kryesor pasi ai prodhohet me ujin e rrjetit, i cili është pasur me baktere.

“Nga eksperienca klinike veçanërisht me hepatite A në mosha të rritur personalisht kam patur 2-3 raste të tilla. Indirekt e kam akuzuar akullin si burim të mundshëm apo rrugë të mundshme të transmetimit të mjaft sëmundjeve infektive me natyre virusale apo bakterore. Themi kështu sepse nuk kam informacion të saktë që akulli prodhohet në kushte optimal. Së dyti, jam i sigurt që prodhohet me ujin e rrjetit që jo gjithmonë është I sigurtë, apo jo gjithmonë është i pandodhur”, shprehet për TCh, Pëllumb Pipero Shefi i Shërbimit Infektiv, QSUT.

 Hepatiti A është zakonisht forma më e butë e hepatitit. Ai vjen si rezultat i një virusi që merret në zorrë dhe më pas në mëlçi. Ai shpërndahet nga një person në tjetrin nëpërmjet kontaktit direkt dhe nëpërmjet ushqimeve të kontaminuara. Njerëzit me hepatitin A mund të kenë një sëmundje të ngjashme me gripin, humbje të oreksit dhe përzierje të ndjekur nga verdhëza – një ngjyrosje e verdhë e lëkurës dhe e bardhë e syve. Urina mund të jetë e errët. Një shërim i plotë mund të pritet. Mbrojtja nga hepatiti A tashmë është e pranishme nëpërmjet vaksinë-s. Një injeksion i vetëm është supozuar të japë imunitet brenda 2 javësh.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img