Tirana
few clouds
-3.5 ° C
-3.5 °
-3.5 °
54 %
1kmh
20 %
Hën
3 °
Mar
4 °
Mër
7 °
Enj
9 °
Pre
9 °
E hënë, 24 Janar, 2022

3 orë larg nga Berlini, dyshohet rasti i parë i Coronavirusit (I prekur një biznesmen)

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Koronavirusi vdekjeprurës kinez dyshohet të ketë mbërritur në Gjermani vetëm 3 orë larg nga qyteti i Berlinit.

 

Në qytetin e Peine ditën e djeshme një person dyshohet të jetë prekur nga koronavirusi i Kinës.

Mësohet se burri i prekur nga ky virus, një biznesmen, ishte kthyer së fundmi nga Kina.

Biznesmeni menjëherë pas kthimit ka filluar të ndjejë shqetësime me frymëmarrjen, ethe dhe kollë, simptoma këto që i shfaq virusi kinez.

Autoritetet urdhëruan një ekzaminim të pacientit. Testi për koronavirusin është ende në vazhdim dhe rezultatet priten të dalin në fundjavë.

Zëdhënësja e Zyrës Federale në Berlin u ka kërkuar të gjithë udhëtarëve të lexojnë me kujdes udhëzimet e sigurisë përpara se të udhëtonin në Kinë. Ndër të tjera, rekomandohet të shtyni udhëtimet në zonat e prekura nga koronavirusi.

Kujtojmë se numri i infeksioneve të konfirmuara në Kinë është rritur.

41 persona kanë humbur jetën dhe 1287 persona janë të prekur nga ky virus vdekjeprurës.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img