Tirana
clear sky
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
73 %
2.1kmh
0 %
Pre
37 °
Sht
35 °
Die
33 °
Hën
35 °
Mar
36 °
E premte, 25 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

3 muaj nga zgjedhjet, Rama zbulon qarkun ku do të garojë në 25 prill: Durrësit i kam një borxh; Flet për vaksinat e Pfizer që vijnë sot

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

f9b4976b0fad2fb5934fbd9d4f1615d8

Kryeministri Rama ka treguar pak më parë se në cilin qark do të kandidojë në zgjedhjet e 25 prillit. Në bazë të ndryshimeve të reja të Kodit Zgjedhor, kryetarët e partive kanë të drejtë të kandidojnë në 4 qarqe.

Rama sot zbuloi dy prej qarqeve ku do të kandidojë. Vlorën nuk e lë u shpreh i pari i socialistëve, ndërsa për Durrësin tha se i ka një borxh. “Është e sigurt që Vlorën unë nuk e lë. Dhe Durrësit i kam një borxh”, u shpreh ai.

Më tej i pyetur për deklaratat e ambasadorëve në Tiranë për të mbjatur larg listave kandidatët me të shkuar problematike, Rama tha se partitë nuk janë drejtori policie, por verifikimin do e bëjnë në bazë të ligjit.

“Partitë nuk janë drejtori policie, por verifikojnë në bazë të ligjit. Pastaj nëse dikush merr përsipër të shkojë përa ligjit për deklarim të rremë, është përgjegjësi e tij.

Nuk bëj komente për emra të vecantë pasi këto emra janë pjesë e procesit që vazhdon. (Pyete për Gledion Rehovicën, deputetin e LSI që iu bashkua PS.) Në fund do dali lista e deputeëve. Do bazohemi te domosdoshëmëria e një skuadre me ata që janë sot dhe ata që do të përfshihen në skuadrën e re”, tregoi kryeministri Rama.

Sot në vendin tonë mbërrijnë ddhe dozat e vaksinës Pfizer, për të cilat Rama tha se do vazhdojnë të përdoren fillimisht për mjekët dhe infermierët. “Do të vazhdojmë me mjekët dhe infermierët sigurisht. Sot do vijnë doza më pak se ato që ishin angazhuar. Por e rëndësishme është që fillojë faza e dytë e vaksinimit”, përmbylli Edi Rama.

[iframe width=”560″ height=”315″ src=”https://www.youtube.com/embed/oXX4t3Y_uYY” frameborder=”0″ allow=”accelerometer; autoplay; clipboard-write; encrypted-media; gyroscope; picture-in-picture” allowfullscreen ]

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img