Hapësire reklamuese

Aktualitet

3 milionë euro dëm shtetit, policia arreston 7 biznesmenë në Tiranë, 6 shpallen në kërkim

Shkruar nga Newsbomb
3 milionë euro dëm shtetit, policia arreston 7 biznesmenë në

Policia e Tiranës njofton se 7 biznesmenë  janë arrestuar dhe 6 janë shpallur në këkrim pasi akzuohen se kryenin mashtrime me TVSH duke i shkaktuar dëm shtetit.

Të arrestuar janë B.R 54 vjeç, A. R., 25 vjeç, B. G., 33 vjeç, A. H., 32 vjeç, Xh. S., 24 vjeç, N. M., 34 vjeç dhe A. A. 40 vjeç.

Gjithashtu, janë shpallur në kërkim shtetasit M. R., 52 vjeç, M. G., 60 vjeç, M. K., E. M., 29 vjeç,  S. S., 34 vjeç dhe A. D., 29 vjeç.

Këta shtetas, dyshohet se përmes mashtrimit, kanë krijuar dhe menaxhuar subjekte tregtare fiktive, nëpërmjet të cilave kanë qarkulluar vlera të konsiderueshme parash, të padeklaruara në organet tatimore, duke i shkaktuar kështu shtetit shqiptar, një dëm financiar prej 3 milionë eurosh.

Njoftimi i policisë së Tiranës:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Damage”.

Operacioni, nga Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Finaciare në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Vihen në pranga 7 shtetas, shpallen në kërkim 6 të tjerë.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, pas një pune të mirëfilltë hetimore disamujore, finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Damage”.

Si rezultat i operacionit u bë ekzekutimi i masave të sigurisë “Arrest në burg”, për shtetasit:

- B. R., 54 vjeç, A. R., 25 vjeç, B. G., 33 vjeç, A. H., 32 vjeç, Xh. S., 24 vjeç, N. M., 34 vjeç dhe A. A. 40 vjeç.

Gjithashtu, janë shpallur në kërkim shtetasit M. R., 52 vjeç, M. G., 60 vjeç, M. K., E. M., 29 vjeç,  S. S., 34 vjeç dhe A. D., 29 vjeç.

Këta shtetas, dyshohet se përmes mashtrimit, kanë krijuar dhe menaxhuar subjekte tregtare fiktive, nëpërmjet të cilave kanë qarkulluar vlera të konsiderueshme parash, të padeklaruara në organet tatimore, duke i shkaktuar kështu shtetit shqiptar, një dëm financiar prej 3 milionë eurosh.

#angazhimpërkushtimsakrificë?️?

#tëvendosurkundërkrimit✅

#nëçdoskajtëvendit??

#nëshërbimtëqytetarëve?️??️

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.