Hapësire reklamuese

Aktualitet

3 mijë e 345 kontrolle, 45 autorë, 20 të arrestuar, 22 në kërkim, aksioni i policisë në një javë

Shkruar nga Newsbomb

Strukturat e Policisë së Shtetit, kanë vijuar në të gjithë vendin, punën për “Parandalimin dhe goditjen e veprimtarive të paligjshme”, më konkretisht përsa i përket parandalimit dhe goditjes së rasteve të vjedhjes së energjisë elektrike, parandalimit të ndërtimeve të paligjshme, prerjen e paligjshme të pyjeve si dhe kundër organizimit të llotarive të palicensuara.

Në drejtim të parandalimit dhe goditjes së vjedhjes së energjisë elektrike, vetëm javën që lamë pas, në të gjithë vendit kanë vepruar në terren 90 grupe të përbashkëta POLICI-OSHEE duke kryer 3.345 kontrolle. Gjatë këtyre kontrolleve të kryera, janë evidentuar 45 raste të vjedhjes së energjisë elektrike, me 45 autorë, nga të cilët, 20 prej tyre janë arrestuar në flagrancë, 22 persona janë shpallur në kërkim ndërsa tre prej tyre ndiqen në gjendje të lirë.

Përsa i përket ndërtimeve të paligjshme, nga ana e Strukturave të Policisë së Shtetit, në të gjithë vendin janë evidentuar 23 raste të ndërtimeve pa leje për të cilat, janë evidentuar dhe proceduar 23 autorë nga të cilët, 3 prej tyre janë arrestuar në flagrancë, ndërsa 20 të tjerë ndiqen në gjendje të lirë.

Në kuadër të masave për parandalimin e prerjeve të paligjshme të pyjeve, gjatë kësaj periudhe janë evidentuar 6 raste me 6 autorë, të cilët ndiqen në gjendje të lirë ndërsa në fushën e organizimit të llotarive të palejuara, Policia e Shtetit ka evidentuar 5 raste me 5 autorë, të cilët gjithashtu ndiqen në gjendje të lirë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu