Hapësire reklamuese

Aktualitet

"3 grupe kriminale janë bërë bashkë", Lala paralajmëron: Janë në konflikt me bosët e krimit në Nikël! Shteti të ndërhyjë menjëherë

Shkruar nga Newsbomb
"3 grupe kriminale janë bërë bashkë", Lala

Gazetarja Klodiana Lala, ka paralajmëruar se në Nikël mund të ketë zhvillime dhe ngjarje të rënda kriminale. Ajo thotë se tre grupe kriminale janë bërë bashkë dhe janë në konflikt me bosët e Niklës.

"Ne emisionin "NE SHENJESTER" kam trajtuar atentatin ndaj Marklen Hakes ne shtator te 2019 ne Nikel. Mes te tjerash kam deklaruar se ngjarja lidhet me nje atentat mafioz qe ka ndodhur ne Lezhe disa kohe me pare ku viktime mbeti nje personazh shume i njohur ne ate zone. Zyrtar vendor.

Per fat te keq perplasja mes paleve po behet shume e forte. 3 grupe kriminale jane bere bashke dhe jane ne konflikt me bosset e krimit ne Nikel.  Nese shteti nuk nderhyn urgjent, pasojat do te jene te renda", shkruan gazetarja në rrjetin social "Facebook".

Marklen Haka u plagos me armë më 21 shtator 2019, ditën kur një tërmet i fortë goditi vendin. I dyshuar si anëtar i “Bandës së Niklës”, Marklen Haka u qëlluar me breshëri plumbash pranë shtëpisë së tij në fshatin Zezë të Krujës, por edhe pse vetë i shpëtoi plumbave, halla e tij Shpresa Basha ndërroi jetë.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.