
Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ka folur në lidhje me gjendjen shëndetësore të banorëve që u evakuuan nga qendra tregatre “Metropol” që u përfshi nga zjarri.
Brataj tha se fatmirësisht deri më tani asnjë nga banorët nuk ka djegie, teksa u shpreh se mes personave të evakkuar kanë qenë edhe 3 fëmijë, të moshës 7 vjeç, 8 vjeç dhe një 14-vjeçar.
Ai ndër të tjera tha se forcat RENEA po hyjnë në çdo derë edhe nëse përgjigjet njeri edhe nëse jo.
“ Asnjë nga personat s’ka djegie. Nuk rrezikon njeri jetën, ka intoksikime nga tymi, nuk ka djegie. Janë krehur pothuajse tre godina, është e fundit. Po hyhet në çdo derë edhe në se përgjigjen edhe nëse jo. Organizmi ka qenë sipas ngjarjes, nuk besoj se do ketë pasoja për pacientët që janë në spital.
Nëse do të ketë janë ekipet në gatishmëri dhe janë njoftuar spitali i Fierit dhe Tirana. Fëmijët janë një 7-8 vjeç dhe 14 vjeç. Personeli i zjarrfikësve janë brenda pallatit dhe po hapin dyert. Deri tani nuk rezulton asnjë person në qendrën tregtare por dhe godinat përreth. Tym ka ende. Deri tani nuk ka as zhurma dhe as komunikata”, tha Brataj për media.