Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

3 ditë në vendet e rajonit, ministri Hasani nis nesër turin (AGJENDA)

Shkruar nga Newsbomb
3 ditë në vendet e rajonit, ministri Hasani nis nesër turin

Ministri i Jashtëm, Igli Hasani, do të zhvillojë turin tre ditor në vendet e rajonit. Mësohet se përgjatë datave 16-18, ministri do të vizitojë Kosovën, Maqedoninë e Veriut si dhe Malin e Zi.

Turi synon të thellojë dhe konkretizojë më tej bashkëpunimin mes vendeve, si edhe zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të mira fqinjësore. Vizitat do të fokusohen në marrëdhëniet dypalëshe, çështjet e sigurisë dhe e ardhmja e rajonit në Bashkimin Evropian.

Sipas agjendës bëhet me dije se ndalesa e parë e Hasanit do të jetë në Kosovë ku dhe do të pritet nga homologia e tij, Donika Gërvalla. Më pas ai do të ketë një konferencë për shtyp me këtë të fundit, duke vijuar më tej me të tjera takime, presidentet Vjosa Osmanin dhe kryetarin e Kuvendit Glauk Konjucfa, zv.Kryeministrin Besnik Bislimi dhe përfaqësues të partive politike.

Ditën e mërkurë ai do të udhëtojë drejt Shkupit ku do të pritet nga ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, kryeministri Dimitar Kovachevski, dhe zëvendëskryeministrat Artan Grubi dhe Bojan Marichic. Ministri Hasani do të zhvillojë takime edhe me liderët e partive politike shqiptare.

Ndërkohë, në Malin e Zi do të shkojë ditën e enjte, 18 janar, ku dhe do të takohet në Podgoricë me homologun Filip Ivanoviċ, Presidentin Jakov Milatoviç, Zv/Kryeministrin, Nik Gjeloshaj dhe Këshillin Kombëtar të Shqiptarëve dhe Kryetarët e partive politike shqiptare të Malit të Zi.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese