Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Lamia të Greqisë, ku është gjetur e pajetë një 29-vjeçare shqiptare.
Bëhet me dije se 29-vjeçare është gjetur e pajetë në shtëpinë e saj në qendër të qytetit. Dyshohet se vajza e re i ka dhënë fund jetëës.
Kanë qenë fqinjët ata që kanë njoftuar policinë, pasi nga banesa e vajzës vinte një erë shumë e keqe dhe madje ata kishin kohë që nuk e kishin parë më vajzën.
Kur policia hyri në shtëpinë e saj e gjeti 29-vjeçaren të varur në një litar. Me shumë gjasa e reja i kishte dhënë fund jetës së saj që një javë më parë. Nuk e dihet ende arsyeja që e ka çuar të renë në këtë akt ekstrem.